Profesori amerikan: Pjesa më e madhe e problemit në Ballkan është Serbia

Aktuale

Profesori amerikan: Pjesa më e madhe e problemit në Ballkan është Serbia

Më: 2 prill 2024 Në ora: 16:04
Johns Hopkins

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph, ka theksuar se pjesa më e madhe e problemit në Ballkanit Perëndimor shkaktohet nga Serbia.

Në një intervistë për longbrief, Joseph tha se Serbia refuzon ta zgjedhë orientimin e saj dhe po ashtu refuzon ta respektoj rendin perëndimor për rajonin.

“Ne e thjeshtuam këtë. Pjesa më e madhe e problemit është Serbia. Serbia refuzon të zgjedhë orientimin e saj. Beogradi në thelb refuzon rendin perëndimor për rajonin, që janë të gjitha këto, lloji i formës që pamë atje. Ata janë brenda kufijve të tyre aktual dhe pakicat brenda tyre kanë të drejta. Por ne nuk jemi aty për të krijuar shtete të reja, nuk jemi aty për ndarje të mëtejshme. Pra, si është përgjegjëse BE-ja? Është gjithashtu shumë e thjeshtë sepse Serbia do të zgjidhte orientimin perëndimor nëse BE-ja, edhe brenda NATO-s, do të kishte qëndrime të unifikuara. Ky është çelësi”, tha ai.

Tutje Joseph tha se Serbia po i përdor pakicat e tyre për të krijuar probleme politike. Sipas tij Ukraina duhet ta njoh shtetin e Kosovës dhe pastaj edhe shtetet e tjera duhet ta ndjekin këtë shembull.

“Po, janë [duke i përdorur pakicat e tyre]. Është më shumë një problem politik. Por nëse ata ndryshojnë qëndrimin e tyre, qoftë edhe vetëm ndaj NATO-s, është e mundur të zgjidhet. Në letrën time tjetër, unë shpjegoj se nëse Ukraina e njeh Kosovën, atëherë të tjerët do të duhet të ndjekin shembullin. Unë e kam titulluar këtë artikull si Katalizatori Kiev-Kosovë”, tha ai.

“Njohja uniforme e Kosovës është thelbësore. Problemi është se pesë vende të BE-së (Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja), katër prej të cilave janë në NATO, nuk e njohin Kosovën. Për këtë arsye as Serbia nuk e njeh. Kjo lojë kërkon pjesëmarrjen e Serbisë. Sepse ka pakica në Kroaci, në BeH, në Mal të Zi dhe në Kosovë. Pra, mund ta luajë këtë lojë me pakicën e saj, duke projektuar”, vijoi ai.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Donald Trump i fiton zgjedhjet dhe i tërheq forcat amerikane nga NATO, Joseph u përgjigj: ”Nëse kjo është pyetja, çfarë do të ndodhte nëse shifrat e SHBA-së do të zvogëloheshin, ky do të ishte një lajm shumë i keq, sepse vetëm BE-ja nuk është në gjendje të ruajë paqen në rajon. Megjithatë BE-ja po ecën më mirë, por ende nuk merret aq seriozisht sa SHBA. Shembujt kryesorë janë si në Bosnje-Hercegovinë ashtu edhe në Kosovë, ku të gjithë e shohin SHBA-në si udhëheqëse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat