Gecaj: Kurti e Sveçla mos të tregojnë për kërcënimet e Serbisë, por çka po bën Kosova kundrejtë tyre

Aktuale

Gecaj: Kurti e Sveçla mos të tregojnë për kërcënimet e Serbisë, por çka po bën Kosova kundrejtë tyre

Më: 2 prill 2024 Në ora: 17:55
Hysen Gecaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, të hënën ka paralajmëruar sulme të dhunshme nga serbët afër kufirit me Kosovën.

Në një intervistë tha se për këtë sulm ka informata se po trajnohen rreth 400 ekstremistë serbë.

E njohësi i fushës së sigurisë, Hysen Gecaj ka thënë se këto lajme e kanë humb forcën e vet  pasi po përsëriten nga politikanët në Kosovë.

Madje Gecaj, se është punë e kryeministrit Albin Kurti e as e ministrit të Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, të dalin të bëjnë njoftime të tilla, por që sipas tij, detyrë e tyre është të tregojnë se çka po bënë Kosova që t’i kundërvihet kërcënimeve që vijnë nga Serbia.

“Për shkak të përsëritjes së kërcënimeve të tilla nga ana e politikanëve tanë për kërcënime të tilla, disi edhe e kanë humb forcën e vet këto lajme të këtij lloji. Sepse ne e dimë mirë që Serbia asnjëherë nuk ka heqë dorë na kërcënimet dhe nga provokimi në raport me Kosovën, mirëpo  kjo nuk do të duhej të ishte detyrë as e kryeministrit as e ministrit të na informoj se Serbia po përgatitë diçka kundër Kosovës, mirëpo është mirë të na informojnë se çka Kosova po bënë që t’i kunderihet këtyrë kërcënimeve. Sot mediat po i japin mundësi të gjithë qytetarëve të marrin informacione gjithandej në regjion dhe në botë, kështu që nuk ka mungesë të informacioneve por kemi mungesë të informacioneve brenda shtetit tonë dhe nuk po e dimë se cilat janë qëndrimet e qeverisë së Kosovës, kur rreth nesh ka kërcënime të tilla”, tha Gecaj.

Më tej, njohësi i sigurisë theksoi se përkundër pretendimeve, Serbia nuk do të hynte në luftë në Kosovë pa e pasur mbështetjen e Rusisë. E për këtë të fundit Gecaj, tha se është shumë e angazhuar në Ukrainë me humbjen e trupave të veta atje.

“Provokime të llojit sikur ajo që ishte në Banjska mund të ketë dhe do të ketë në të ardhmen. Unë besoj edhe më tutje derisa nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, mirëpo se do të ketë cënim të territorit të Kosovës në përgjithësi dhe se do të ketë një luftë çfare imagjinon popullata është e vështirë të ketë diqka të tillë. Për shkak se për me hy Serbia në një luftë të tillë duhet të llogarisë se a do të ketë mbështetjen e Rusisë dhe derisa Rusia është shumë e angazhuar në Ukrainë dhe ka shumë humbje të trupave të veta atje nuk pritet që Serbia ta marrë guximin dhe ta hapë edhe një front këtu në Ballkan”, shtoi Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat