Rritja e rasteve me kancer, Latifi rrëfen bisedën me një mjek: Tha një prej faktorëve janë produktet ushqimore që hyjnë në Kosovë

Aktuale

Rritja e rasteve me kancer, Latifi rrëfen bisedën me një mjek: Tha një prej faktorëve janë produktet ushqimore që hyjnë në Kosovë

Më: 3 prill 2024 Në ora: 12:19
Blerim Latifi

Analisti Blerim Latifi ka treguar për bisedën që ka pasur me një mjek që punon në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, lidhur me rritjen e rasteve me kancer ndër vite.

Duke folur për raportimet e mediave në Shqipëri, sipas të cilave, kompania “Apetit Shpk” mishin e Brazilit e ka shitur si të Kosovës, duke e falsifikuar vendin e origjinës, Latifi tha se mjeku i ka thënë se një prej faktorëve kryesorë që ka ndikuar në rritjen e rasteve me kancer janë produktet ushqimore që hyjnë në Kosovë.

Latifi, duke iu referuar informatave që i ka dhënë mjeku, tha se në vitin 2001 kanë qenë 60 raste me kancer, ndërkohë në vitin 2023 kanë qenë 600 raste.

“Para disa ditësh…Ky është një shqetësim që ma ngriti një mjek, rasisht e takova, punon në QKU dhe ma dha një të dhënë shumë interesante. Tha në vitin 2001, në Kosovë janë evidentu brenda vitit 60 raste me kancer. Në vitin 2023, 600 raste. Tha një prej faktorëve kryesorë që e ka shkaktu këtë katastrofë janë produktet ushqimore që hyjnë në Kosovë dhe konsumohen nga qytetarët e Kosovës të cilat përmbajnmë substance të rrezikshme të cilat edhe shkaktojnë këtë punë. Qytetarët e Kosovës janë të ekspozuar, popullata e Kosovës është e ekspozuar ndaj një shkatërrimi biologjik edhe na diskutojmë për sende të kota”, ka deklaruar Latifi në Pressing të T7.

Ndryshe, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për kompaninë “Apetit sh.p.k”, pas raportimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat