​KFOR-i i dhuron sistem fotovoltaik Qendrës Mjekësore në Vitomiricë

Aktuale

​KFOR-i i dhuron sistem fotovoltaik Qendrës Mjekësore në Vitomiricë

Më: 4 prill 2024 Në ora: 21:28
Pamje nga takimi

Sot, personeli nga Komanda Rajonale në Perëndim të Misionit KFOR në Kosovë i ka dhuruar një sistem fotovoltaik prej rreth 14 kilovatësh Qendrës së Mjekësisë Familjare në Vitomiricë të Pejës.

Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë autoritete të ndryshme civile dhe ushtarake, duke përfshirë komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim, kolonel Francesco Ferrara, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare, Bujar Gashi.

Ky donacion do të ndihmojë në rritjen e efikasitetit energjetik të Qendrës së Mjekësisë Familjare nëpërmjet përdorimit të burimeve të rinovueshme.

Gjithashtu do të ndihmojë për ta bërë qendrën më efektive, më të qëndrueshme dhe më të përgjegjshme ndaj nevojave shëndetësore të popullatës lokale, njofton KFOR-i. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat