Pas konfiskimit të vilës së Radoiçiqit, Haxhiu publikon pamjet brenda saj

Aktuale

Pas konfiskimit të vilës së Radoiçiqit, Haxhiu publikon pamjet brenda saj

Më: 5 prill 2024 Në ora: 20:10
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla

Pas konfiskimit të pronave të terroristit serb Milan Radoiçiq, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, kanë vizituar vilën e tij dhe kanë theksuar se kanë parë nga afër luksin në të cilin ka jetuar.

Ministrja Haxhiu, ka publikuar në Facebook një video me pamjet nga vila e Radoiçiqit.

“Dje publikuam dokumentin e listës se aseteve të konfiskuara dhe sekuestruara të terroristit Radojçiq, sot nga afër dhe konkretisht pamë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel. Kjo është jeta e një terroristi që për vete bën jetë prej milioneri ndërkohë që mjet të funksionimit ka frikësimin dhe kërcënimin e komunitetit ku jeton në mënyrë që t’i shërbejnë atij”, ka shkruar ministrja Haxhiu.

“Kjo gjë ka ndërruar, qytetarët atje kanë filluar të çlirohen nga ky terrorist dhe grupi i tij që kanë punuar vetëm për veten në shërbim të regjimit në Beograd.

Republika e Kosovës nuk trembet nga terrorizimi dhe është garantuese e jetës së qetë për të gjithë qytetarët pa dallim. Jemi shoqëri demokratike dhe me vlera të qarta perëndimore ku terrori, frikësimi, shantazhi dhe ilegaliteti nuk kanë vend”, ka theksuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat