VV sërish e para, Dugolli: E çka do ndodhë kur t’i shtojmë edhe diasporën – ‘Lufta’ mes këtyre dy partive për vendin e dytë

Aktuale

VV sërish e para, Dugolli: E çka do ndodhë kur t’i shtojmë edhe diasporën – ‘Lufta’ mes këtyre dy partive për vendin e dytë

Nga: A.SH Më: 6 prill 2024 Në ora: 10:06
Statistikat e sondazhit UBO Consulting

Në një sondazh të ri, të realizuar nga kompania UBO Consulting në muajin mars, Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para me 49.5 për qind të përkrahjes së qytetarëve.

Pas saj, vjen PDK me 17.1 për qind dhe LDK-ja me 16 përqind, derisa tutje radhiten paritët e tjera.

Për këtë ka reaguar deputeti i VV-së, Enver Dugolli, i cili ka thënë se sipas këtij sondazhi, ‘lufta’ qenka mes PDK dhe LDK për vendin e dytë.

Ai shton se, këtu nuk është llogaritur diaspora, duke thënë se po të llogaritje edhe ajo, dihet kjo punë...

Postimi në facebook:

UBO ju paska nxjerr punë këtyre të LDK-së sepse luftën për vend të dytë me PDK-në si duket nuk do ta kenë të lehtë.

Kuptohet, kjo qe shohim këtu është pa diasporen. Nuk po dua të flas më shumë e çka do ndodhë kur t'i shtojmë edhe diasporën...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat