Ish-ambasadori shqiptar: E pafalshme të kemi probleme të sigurisë së Kosovës, kur ne jemi vend anëtar i NATO-s

Aktuale

Ish-ambasadori shqiptar: E pafalshme të kemi probleme të sigurisë së Kosovës, kur ne jemi vend anëtar i NATO-s

Më: 6 prill 2024 Në ora: 10:30
Ish-ambasadori Arben Çejku

Ish-ambasadori Arben Çejku deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se është e pafalshme që Kosova të ketë probleme të sigurisë së Kosovës, kur Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.

Sipas Çejkut, Kosova duhet të shfrytëzojë faktin që Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, ku kryeministrat e dy vendeve mund të diskutojnë për çështjet e sigurisë kombëtare.

Çejku theksoi se kur vjen fjala për Kosovën, shihet gjithmonë interesi kombëtar dhe jo ai politik. Në këtë mënyrë, sipas tij, duhet vepruar si një komb i vetëm.

“Në aspektin e sigurisë ne kemi parë shumë incidente. Edhe në ngjarjen që ndodhi në Banjskë apo çështje të tjera duhet që secili të marrë përgjegjësinë e vet. Kryeministri i Shqipërisë pavarësisht kritikave që mund të kemi ndaj tij, në fund të fundit është kryeministër i një vendi anëtar i NATO-s. Është luks për Kosovën të ketë një kryeministër të Shqipërisë, afër dhe të bisedojë me të në rrugë zyrtare apo informale. Është e pafalshme të kemi probleme të sigurisë së Kosovës, kur ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe kemi një lloj interesi jetik. Në fund të fundit projeksioni nuk është thjesht për shtetin, projeksioni është në interes kombëtar. Ne kemi vepruar dhe do të veprojmë si një komb i vetëm nëse është fjala për sigurinë, aty ku shkelen të drejtat e shqiptarëve apo aty ku ka pasur konflikte. Askush nuk ka pasur një axhendë të caktuar në konfliktin e Kosovës, të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë”, theksoi Çejku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat