Sa pritet të del numri i popullsisë në regjistrim, flasin qytetarët

Aktuale

Sa pritet të del numri i popullsisë në regjistrim, flasin qytetarët

Më: 7 prill 2024 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Migrimi i qytetarëve të Kosovës dhe rënia e natalitetit, janë arsye që po i shtyjnë qytetarët të mendojnë se numri i përgjithshëm i popullsisë të jetë më i ulët në regjistrimin e ri që ka nisur më 5 prill sesa ai i vitit 2011, e që sipas statistikave ka dalë të jetë rreth 1 milionë e 700 mijë.

Qytetarët që nuk dëshirojnë t’i bashkëngjiten procesit të regjistrimit do të përballen me gjoba nga 30 deri në 2 mijë euro, ka paralajmëruar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ndërsa do të ketë lojë shpërblyese për ata që e qëllojnë saktë numrin e banorëve aktualë në Kosovë.

Qytetari Nehat Kekaj ka thënë për KosovaPress se numri i banorëve do të shënojë rënie 10-15 mijë krahasuar me vitin 2011, pasi sipas tij, shumica e qytetarëve kanë migruar në vendet e huaja.

Kekaj: Numri i banorëve do të jetë për 10-15 mijë më së pakti

“Mund të ndodhë që ka rritje, qejf kemi, por nuk ma merr mendja, sepse kanë dalë shumë njerëz jashtë. Nuk mund të vijnë ata që të regjistrohen, aty është problemi, se nëse munden të vijnë dhe të regjistrohen numri rritet, por të shohim...1:20 Mund të ndodhë që të bie numri, nëse nuk vijnë mërgata do të bie, për 10-15 mijë më së pakti”, ka thënë Kekaj.

Ndërsa Bexhet Neziri mendon se popullsia çdo vit vjen duke u shtuar dhe nuk beson se do të ketë rënie.

Neziri: Popullsia shkon duke u rritur – jemi në rritje

“Secilën herë duke u rritur po shkon popullsia...00:30 Para një jave një grua lindi katërnjak. Jemi në rritje”, është shprehur Neziri.

Një qytetar tjetër Asllan Bajrami, thotë se numri i popullsisë do të jetë 1 milionë e 685 mijë, pasi ky numër do të ishte shumë i lartë nëse nuk do të kishte migrim.

Bajrami: Këtë vit do të dalin 1 milionë e 685 mijë banorë të regjistruar

“Në këtë vit do të dalin 1 milionë e 685 mijë, për faktin që gati 700-800 mijë i kemi jashtë në këta dhjetë vjetët e fundit. Po të ishin këtu, ndoshta do të shkonin deri në 3 milionë,” ka thënë ai.

Personalisht intervista për regjistrim të popullsisëduhet të zhvillohet në objektin e banimit ose në afërsi të banesës/shtëpisë së respodentit (qytetarit). Intervista mund të zhvillohet në: banesë/shtëpi, hyrje, korridor, në një lokal afër banesës/shtëpisë, nëse ka një kopsht, terasë, ballkon ose vende të ngjashme.

Varësisht prej numrit të anëtarëve të ekonomisë familjare, moshës dhe gjinisë, pritjet janë që intervista në një ekonomi familjare me 4 anëtarë të zgjasë rreth 30 minuta.

Të dhënat rekomandohet të merren nga secili anëtarë i moshës madhore (mbi 16 vjet) nëse ata/ato janë të pranishëm gjatë intervistës. Në raste të tjera, një anëtar i ekonomisë familjare mund t’i jep të dhënat.

Të dhënat grumbullohen përmes tabletëve. Gjatë plotësimit të pyetjeve, qytetari mund të shikojë se si po plotësohen të gjitha fushat në aplikacion, si dhe mund ta shikojë çdo përgjigje që jep.

Pyetjet e zakonshme që parashtrohen në regjistrim janë aplikuar edhe në ReKos 2024. Pyetësorët janë në harmoni me rekomandimet ndërkombëtare, duke përfshirë rekomandimet nga UNECE dhe Eurostat. Pyetësorët e regjistrimit janë publikuar në ueb faqen e ASK-së.

Të gjithë qytetarët, që në periudhën ndërmjet 5 prillit deri më 17 maj 2024 qëndrojnë në Kosovë duhet të regjistrohen.

Për popullsinë e lindur në Kosovë ose kanë prejardhje nga Kosova, por që jetojnë jashtë Kosovës për më shumë se 12 muaj (ka një vendbanim-shtetet tjetër rezident) ata regjistrohen përmes një aplikacioni online (www.ediaspora.rks-gov.net) gjatë gjithë periudhës së regjistrimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat