Muja: Qytetarët e komunitetit serb në Kosovë po e shohin të demaskuar Listën serbe e politikat e Beogradit zyrtar

Aktuale

Muja: Qytetarët e komunitetit serb në Kosovë po e shohin të demaskuar Listën serbe e politikat e Beogradit zyrtar

Nga: M.L. Më: 9 prill 2024 Në ora: 15:22
Armend Muja

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar pas vendimit të Listës serbe për bojkot të procesit zgjedhor dhe dorëheqjen e anëtarëve të KQZ-së nga komisionet komunale zgjedhore në veri.

Muja bëri një kronologji të veprimeve të Listës serbe nga viti 2022, duke theksuar se e njëjta me urdhra nga Beogradi zyrtar, i ndryshon qëndrimet dhe ka synim bllokimin e progresit.

Por sipas deputetit, veprimet e këtij subjekti politik nuk gjejnë mbështetje tek qytetarët nga komuniteti serb.

Postimi i plotë:

1. I tërheqin kryetarët e komunave (5 nëntor 2022).Bëjnë të pamundurën që mos të mbahen zgjedhjet, nxisin tensione, vendosin barrikada, dhe kërkojnë që të shtyhet mbajtja e tyre (dhjetor 2022).

2. Caktohet data e zgjedhjeve. Prapë nuk regjistrohen në zgjedhje (mars 2023).Bëjnë thirrje për bojkot e kërcënojnë këdo që kandidon apo merr pjesë në votime (prill 2023).Nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve, dhe as i pranojnë kryetarët. Sulmojnë institucionet, KFOR-in dhe mediat (maj-qershor 2023).

3.Vendosin kushte për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme: tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore e vendit dhe formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Tërhiqen nga ato kushte. Kërkojnë si kusht të radhës dorëheqjen e kryetarëve nga postet e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve. Tërhiqen dhe nga ajo, fillojnë punën për mbledhjen e firmave (tetor 2023).

4. Mobilizohen e nxitën qytetarët për mbledhjen e firmave për organizimin e votimit për shkarkimin e kryetarëve sipas Udhëzimit Administrativ. Mblidhen firmat (janar 2024).Caktohet data e votimit. Bëjnë thirrje që qytetarët të mos marrin pjesë. Paralajmërojnë bojkot. Anëtarët e KQZ-së nga Lista Serbe japin dorëheqje nga komisionet komunale zgjedhore në veri (prill 2024).

Po të shohim kronologjinë e ngjarjeve si më lart, mesatarisht çdo tre muaj, Lista Serbe, me urdhra nga Beogradi zyrtar, i ndryshon qëndrimet. Synim kanë bllokimin e progresit. Por nuk kanë më mbështetje në qytetarë e besueshmëri. As forcën që ta bëjnë këtë siç kanë mundur më herët. Qytetarët e komunitetit serb në Kosovë, tashmë po e shohin mirë e të demaskuar Listën Serbe e politikat e Beogradit zyrtar. Ata nuk i kanë prioritet interesat e qytetarëve. Dita ditës, po e dëshmojnë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat