Petkoviq i rri gati Vuçiqit, i reagon Osmanit

Aktuale

Petkoviq i rri gati Vuçiqit, i reagon Osmanit

Më: 9 prill 2024 Në ora: 17:20
Petar Petkoviq

Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, në të cilën ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka gisht në vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në votimin për zëvendësimin e kryetarëve të komunave në veri të  vendit

Ai, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se Osmani përdorë gënjeshtra brutale pasi nuk mundet t’i bëjë ballë suksesit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Paris të Francës.

“Si nuk e ka parë ajo presionin kur Vuçiqi i kishte ftuar serbët e Kosovës të marrin pjesë në nënshkrimin e peticioneve për largimin e kryetarëve të komunave në veri?”, ka thënë Petkoviq.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar sot që serbët në veri të vendit të mos i dëgjojnë thirrjet e Listës serbe, të cilët kërkuan që të bojkotohet procesi i referendumit të 21 prillit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve në veri.

Sipas Osmanit, ky bojkot vjen me urdhër të presidentit serb, Alleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat