Avni Rrustemi: Agim Ramadani e ka bërë edhe luftën art

Aktuale

Avni Rrustemi: Agim Ramadani e ka bërë edhe luftën art

Më: 9 prill 2024 Në ora: 18:57
Agim Ramadani

Ish-zëvendëskomandanti i Batalionit të Tretë të UÇK-së në Betejën e Koshares, Avni Rrustemi, ka treguar për një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rrustemi tha se ai vet ka ardhur nga Perëndimi për të luftuar, pasi tha se ndonëse vinte për vizitë në Kosovë, vendit i mungonte liria.

“Agimi ka qenë edhe artist, ai e ka bërë luftën edhe art. Personalisht s’e kam njohur Agim Ramadanin e as Sali Çekajn, por aura e tyre na ka dhënë fuqi të gjithëve që ta vazhdojmë luftën dhe të kujdesemi që në asnjë formë, pa shkelur mbi trupat tanë të mos shkelet gjakut i Agimit e Saliut”.

“Beteja e Kosharës së pari s’duhet trajtuar si betejë e veçantë, pasi ajo është pjesë komplekse e UCK-së. Pos aurës së Agimit dhe Saliut, Rrustem Berisha është një figurë shumë e madhe që me urtësinë e tij dhe largpamësinë e tij ka bërë shumë që edhe ne si pjesë përbërëse, të jetë një betejë e suksesshme”, tha ai në “Info Magazine”.

Tutje, Rrustemi tha se pos figurave të Agim Ramadanit e Sali Çekajt, rëndësi të madhe kishin edhe ushtarët të cilët morën pjesë në Betejën e Koshares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat