Alarmon avokati Koci: Rrezikojmë që komplet Kosova të kthehet nën Serbi, shteti menjëherë të bëjë këtë gjë me pasaportat serbe!

Aktuale

Alarmon avokati Koci: Rrezikojmë që komplet Kosova të kthehet nën Serbi, shteti menjëherë të bëjë këtë gjë me pasaportat serbe!

Nga: A.Zh Më: 9 prill 2024 Në ora: 19:50
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka reaguar pas lajmit se Komisioni Parlamentar i Parlamentit të Evropës, ka miratuar liberalizimin e vizave për qytetarët serbë me adresa të Kosovës.

Koci ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, që t’i konfiskojë të gjitha pasaportat serbe me adresa të Kosovës, pas sipas tij, të njëjtat janë dokumente ilegale, përcjell Bota sot.

Avokati Koci, në postimin e tij në Facebook, ka alarmuar se Kosova do të kthehet nën tutelën e Serbisë, nëse bashkësia ndërkombëtare vazhdon të stimulojë Serbinë me kërkesa ekspanzioniste ndaj Kosovës.

Reagimi i plotë i Kocit:

Pasaportat serbe me adresa të Kosovës, një komision parlametar i Parlamentit të Evropës i paska legalizuar. Iu ka hequr vizat.

Ato janë dokumente ilegale - për Kosovën dhe çdo shtet që e ka pranu atdheun tanë.

Në anën tjetër, në vazhdimësi po inistohet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, që dinari të mbetet mjet i pagesës në Kosovë.

Këto veprime të bashkësisë ndërkombëtare, po e stimulojnë Serbinë me vazhdu me kërkesa ekspanzioniste.

Kemi hyrë në rrugë pa kthim!

Tash ka mbetur vetëm edhe të kthehet policia dhe ushtria serbe te ne - dhe mbyllet qarku.

Nëse vazhdohet kështu, jo vetëm që kemi me e humbë veriun, por rrezikojmë që komplet Kosova të kthehet nën tutelën serbe.

Prandaj, pas vendimit për pasaportat serbe, nuk na ka mbetur asgjë tjetër përveç se me e kqyrë interesin tonë - deri në radikalizim të gjendjes poltike.

Përndryshe, pavarësisht se si do të pozicionohemi; pavarësisht se sa do të bëjmë lëshime dhe taktizime në emër të partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare - Kosova do të bëhet shtet jofunksional.

P.s

Si dokumente ilegale, shteti i Kosovës duhet me i konfisku të gjitha pasaportat serbe me adresa të Kosovës!

Madje, fushata duhet të fillojë menjëherë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat