Arrestohet personi i tretë për vjedhjen e rëndë në Suharekë, krejt çka u sekuestrua

Aktuale

Arrestohet personi i tretë për vjedhjen e rëndë në Suharekë, krejt çka u sekuestrua

Më: 9 prill 2024 Në ora: 20:19
Policia njofton se arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast vjedhje e rëndë e ndodhur me datën 29 mars në fshatin Sopij të Suharekës

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekë të martën përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoi të dyshuarin për vjedhje të rëndë: J T (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar), ndërsa më 4 prill është arrestuar. Q..K(viti i lindjes 1984), mashkull kosovar shqiptar) si dhe më 6 prill është arrestuar A.G (viti i lindjes 1987), mashkull kosovar shqiptar) të gjtihë të arresturit janë nga komuna e Prishtinës.

Policia njofton se arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast vjedhje e rëndë e ndodhur me datën 29 mars në fshatin Sopij të Suharekës, ku aty ishite vjedhur stoli ari, një lap top, një pushkë gjuetie”Sterger” me nr.Serik1933838 caliber 12 mm si dhe 35 cop fishek.

Në lidhe me këtë rast hetuesit policor me urdhër të prokurorit të shtetit ka realizuar një urdhër kontroll në shtëpinë e të dyshuarit të tret J T, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij e në cilësinë e provave materiale kanë arritë të gjejnë dhe të sekuestrojnë:

Rrath dore byzheteri 39 cop,

Byzylik dore bizhuteri 38 cop,

Zngjir qafe dhe rruza bizhuteri 57 cop,

Vathe buzheteri 37,

Varse per qaf –zbukuruese bizhuteri 13 cop unaza gishti bizhuteri 26 cop,

Unaza argjendi 11 cop,

Zingjir argjendi per qaf me varse 2 cop ,

Ora dore per meshkuj 2 cop ,

Orë dore për femra 15 cop, motorolla per komuikim llojit MIDLLAND 3 copë se bashku me dy mbushës.

Po ashtu sipas policisë është sekuestruar edhe automjeti Golf 5 me targa vendore, i cili automjet dyshohet se është përdorur në rastin e kryerjes së veprës penale vjedhje e rendë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat