Menduh Thaçi para Ramabajës: Përmendorja e Hashim Thaçit është 100 metra alltan, nuk e arrini asnjëherë

Aktuale

Menduh Thaçi para Ramabajës: Përmendorja e Hashim Thaçit është 100 metra alltan, nuk e arrini asnjëherë

Më: 9 prill 2024 Në ora: 21:53
Hashim Thaçi

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka folur për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai tha se përmendorja e Thaçit është 100 metra alltan.

“Hashim Thaçin jo që e keni çu në Hagë, po sytë me ja nxjerrë, këmbët me ja pre, duart e kokën. Përmendorja e Hashim Thaçit prej tokës 100 metra është alltan, si udhëheqësi i kryengritjes më të ngritur të kombit të shekullit 21. Se mbërrini dot ju atë, na leni rehat”, i tha Thaçi analistit Ramabaja në Pressing.

“Kjo është retorike banale”, i tha analisti Ramabaja atij.

“Nuk është hiç retorikë banale. Vetëm jeni duke deshtë me marrë hak”, ia ktheu Thaçi, Ramabajës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat