Avokati Bokshi: Kosova s’mund ta padisë Serbinë për gjenocid, ja kush mund ta bëjë këtë

Aktuale

Avokati Bokshi: Kosova s’mund ta padisë Serbinë për gjenocid, ja kush mund ta bëjë këtë

Më: 9 prill 2024 Në ora: 22:21
Teki Bokshi

Avokati Teki Bokshi, ka folur për mundësinë që Kosova ta padisë Serbinë për gjenocid pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Sipas Bokshit një gjë e tillë nuk është e mundur, pasi Kosovës ende i kontestohet subjektiviteti ndërkombëtar nga disa prej faktorëve të rëndësishëm.

“Kjo është e pamundshme, sepse ne praktikisht eventualisht ka pasur ndoshta mundësi më herët, por tash ka gjykatë ndërkombëtare të krimeve të luftës për… standarde, jo kjo e krimeve të luftës që ka qenë e Tribunalit të Hagës, prandaj në atë kohë Kosova s’ka qenë subjekt, tash është subjekt ndërkombëtar, i kontestuar për një pjesë të faktorëve të rëndësishëm”, tha Bokshi.

Megjithatë, sipas Bokshit, ekziston një mundësi që Serbia të japë llogari në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet që ka kryer në Kosovë, e kjo mund të bëhet përmes një shteti të tretë që mund të ngre padi ndaj Serbisë për t’i mbrojtur interesat e Kosovës.

“Për t’u proceduar në gjykatë praktikisht kërkohet subjektiviteti ndërkombëtar, eventualisht ka mundësi që si subjekt të paraqitet një shtet tjetër për t’i mbrojtur interesat e Kosovës, në situatën e tashme ka komplikacione që lidhen me Këshillin e Sigurimit dhe zgjedhjen e gjyqtarëve mendoj se është shumë e vështirë përveç këtij solucionit i, cili ndoshta ka mundësi të bëhet përmes një subjekti tjetër ndërkombëtar”, tha Bokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat