Blakaj: Pyetësori për krimet e luftës nuk është mënyrë serioze për trajtimin e të kaluarës

Aktuale

Blakaj: Pyetësori për krimet e luftës nuk është mënyrë serioze për trajtimin e të kaluarës

Më: 9 prill 2024 Në ora: 22:29
Bekim Blakaj

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka folur për pyetësorin i cili dokumenton krimet e luftës dhe dëmet nga lufta në ekonomitë familjare, i cili për herë të parë është përfshirë në kuadër të regjistrimit të popullsisë.

Sipas Blakajt, ky pyetësor nuk është hartuar mirë, prandaj si i tillë mund të shkaktoj më shumë dëm, sesa të çojë te nxjerrja e së vërtetës.

“Në një formular ishte regjistrimi i dëmeve ekonomike dhe i humbjeve në njerëz, ai formular ishte shumë i varfër me informata, përshembull nuk specifikohej askund për dëmet materiale se për cilat dëme materiale bëhet fjalë, patundshmëritë e çka tjetër, në bazë të atij pyetësori respodentët do të pyeten se a kanë pasur dëme ekonomike dhe cila ishte vlera, ndërkaq të çështja e humbjeve në njerëz pyetja ishte se nëse respondenti ka familjarë të vrarë, të zhdukur të burgosur etj, nëse po emri, mbiemri, data e lindjes dhe e vrasjes së këtyre personave, duke mos e specifikuar shkallën e afërsisë, duke mos u specifikuar emri i prindërve të viktimave, vendi ku është vrarë, apo zhdukur, dhe nuk e di a ekziston një mekanizëm i verifikimit, kam frikë se kjo mund të na sjell te një problem tjetër që të kemi lista të viktimave që pastaj është vështirë të verifikohen”, tha Blakaj në Rubikon.

Blakaj gjithashtu shtoi se në këtë pyetësor nuk është dashur të përfshihen pyetje për personat e zhdukur, pasi siç tha ai, për këtë ekzistojnë lista të sakta dhe të pranuara nga të gjitha palët.

“Lista e personave të zhdukur është e saktë dhe e pranuar nga të gjitha palët, përse të futet edhe një herë, ekzistojnë grupe punuese për persona të zhdukur komisione qeveritare të Kosovës dhe Serbisë dhe janë dakorduar në një listë unike, çështja tjetër është se sa do të jenë të përgatitur 2 mijë regjistrues që ta bëjnë regjistrimin e këtyre, përpunimin e të dhënave, dhe verifikimin e tyre, nëse nuk bëhet verifikimi mund të vijmë te një burim shtesë i cili mund të ketë shumë gabime, regjistrime të dyfishta apo të më shumëfishta dhe të krijoj konfuzion, ky është mendimi im në lidhje me regjistrimin e humbjeve në njerëz bashkë me regjistrimin e popullsisë dhe nuk besoj është një mënyrë serioze  për ta trajtuar të kaluarën”, përfundoi Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat