Thaçi: Nëse VV do me marrë hak të Hashimit te unë, është e gabuar

Aktuale

Thaçi: Nëse VV do me marrë hak të Hashimit te unë, është e gabuar

Më: 9 prill 2024 Në ora: 23:39
Menduh Thaçi dhe Sadri Ramabaja

Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së, që është në koalicion me BDI-në e Ali Ahmetit është përplasur në “Pressing” me analistin Sadri Rambaja.

Në në moment, Thaçi i tha Ramabajës që e kanë gabim nëse mendojnë që të marrin “hak” në për Hashim Thaçin.

“Për nga kjo dëshirë me na lidhur neve me disa në Kosovë që kanë qeë këtu, Hashim, Ramushin etj.  Unë nuk kam dëshirë të ndërhyjë në brendësinë e Kosovës”, tha Thaçi.

Por Ramabaja ia ktheu atij se edhe ai ndërhynë.

“Të kam dëgjuar në televzionet e Tiranit për mënyrë sesi flet për kryeministrin e Kosovës”, tha Ramabaja.

Por më pas erdhi reagimi i politikanit nga Maqedonia e Veriut, Menduh Thaçi.

“Nëse doni me marrë hak te unë për Hashim Thaçin, po iu them diçka mos iu vjen inati që krahun e djathtë e kam Ali Ahmetin, e krahu tjetër Ziadini”.

“Nëse doni me marrë hak për Hashim Thaçin e keni shumë gabim”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat