Cana thotë se lehtësuesi i ri do të vendoset nga gjermanët dhe francezët

Aktuale

Cana thotë se lehtësuesi i ri do të vendoset nga gjermanët dhe francezët

Më: 9 prill 2024 Në ora: 23:54
Blerim Canaj

Miroslav Lajçak pas disa muaj nuk do të jetë më në cilësinë e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo pasi ai do të dërgohet si ambasador i BE-së në Zvicër.

Emrat për ta zëvendësuar Lajçakun si lehtësues të dialogut janë përmendur ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe ish-i dërguari i BE-së për Kosovën, austriaku, Volfgang Petriç.

Për mundësinë dhe pritjet e emërimit të tyre, ka folur ish-diplomati kosovar, Blerim Canaj.

Ai ka thënë se emërimi i të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, do të varet nga zgjedhjet e brendshme në BE.

Sipas tij, për këtë në masë të madhe do të vendosin gjermanët dhe francezët.

“Për mundësinë që Pahor të jetë në lehtësues në dialog, Canaj në Tëvë 1, ka thënë se ai është një gjeneratë që e njeh politikën e ish-Jugosllavisë dhe historia në diplomaci ka shumë rëndësi.

“Është një gjeneratë që e njeh ish-politikën Jugosllave. Njoha e historisë në diplomaci është e rëndësishme”, tha Canaj.

Për austriakun ka vlerësuar se mund të jetë një kanidat, por që sipas tij, mosha e Petriq që është afër 80-vjec mund të jetë problem.

Ai ka thënë se dy emrat e përfolur kanë diçka të përbashkët.

“Çka është interesant të dy janë sikur që vijnë nga e majta, Petriq e mbanë një farë ane me paristë socialiste të Austrisë por edhe Pahor është nga një parti socialiste”, ka thënë Canaj.

Lajçak që vjen nga Sllovakia, shtet ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, është akuzuar nga kryeministri Kurti, por dhe njohës të negociatave nga BE e ShBA si i anshëm në dialog, duke anuar nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat