Venhari: Serbia po punon që ta ketë një central bërthamor

Aktuale

Venhari: Serbia po punon që ta ketë një central bërthamor

Më: 10 prill 2024 Në ora: 00:00
Gynen Venhari

Gynen Venhari nga “Geopost”, ka folur për armatosjen e Serbisë, ku tha se në Kosovë po harrohet se Serbia jo vetëm që po armatoset në 10 vitet e fundit, por ka edhe shumë fabrika që prodhon armatim dhe e shet atë.

Venhari tha se përveç armatimit, Serbia po punon që ta ketë një central bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike, për të cilin tha se është cenim i sigurisë në Ballkan.

“Dhe këtë e bën lobuar në Perëndim, me pretekstin që të kthehet nga Perëndimi, ta pavarësohet nga gazi rus dhe ta themeloj një gjë të tillë, ku Serbia nga viti 2035 të fillojë me ndërtimin e centralit bërthamor ku ka bërë marrëveshje me kompaninë “Rusatom” para dy viteve”.

“Presidenti i kompanisë “Rusatom” është një mik i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin. Kanë edhe protokollet e bashkëpunimit me Serbinë dhe para një muaji një zyrtare e Serbisë në Sochi prapë e ka intensifikuar këtë projekt të cilin Serbia po e çon përpara”, tha Venhari në “Edicioni Special”.

Më tej, Venhari e komentoi edhe takimin e djeshëm të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, duke thënë se edhe aty, Vuçiq deklaroi se Serbia duhet të jetë në fuqi nukleare në të ardhmën për sa i përket energjisë.

“Por si do të keqpërdoret nga Serbia, historia ka treguar se çdo projekt të mirë, Serbia ka ditur që ta kthejë në anën e kundërt që t’i cenojë fqinjët e saj në rajon”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat