Mjeti i pashpërthyer në një veturë në Leposaviq, Policia jep detajet se çfarë u gjet në të

Aktuale

Mjeti i pashpërthyer në një veturë në Leposaviq, Policia jep detajet se çfarë u gjet në të

Më: 10 prill 2024 Në ora: 08:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje lidhur me rastin e një mjeti të pashpërthyer nën një veturë në Leposaviq.

Policia në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur saktësisht në Tvergjan të Leposaviqit.

Tvergjan, Leposaviq 08-09.04.2024 – 22:00-11:00. Ankuesi mashkull serb kosovar, ka raportuar se në veturën e tij ka vërejtur diçka të dyshimtë që mund të jetë eksploziv. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe njësia për deminim e PK-së e cila ka bërë de-aktivizimin e eksplozivit”, thuhet në raport.

Nga vendi i ngjarjes janë tërhequr: një paketim eksploziv plastik PENT (prodhim serb), një detonator elektrik, një bateri 9 volt, 6 magnete dhe një tel përçues.

Sipas Policisë, ankuesi deklaron se nuk ka problem me askënd, mirëpo ai dyshon se vendosja e eksplozivit është bërë në shenjë hakmarrjeje e frikësimi, pasi ai punon në institucionet e Republikës së Kosovës.

Rasti duke u hetuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat