Abdixhiku në BIK, uron Fitër Bajramin

Aktuale

Abdixhiku në BIK, uron Fitër Bajramin

Më: 10 prill 2024 Në ora: 11:52
Naim Tërnava dhe Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Atëherë sot me bashkëpunëtor të LDK-së vizituam myftiun Tërnava dhe nëpërmjet tij uruam të gjithë komunitetit mysliman në Kosovë festën e Fitër Bajramit.

Le të shpresojmë që lutjet e sakrificat dhe veprat e mira gjatë muajit të Ramazanit të jenë pranuar nga Krijuesi por mbi të gjitha të punojmë që këto vlera të jenë të përditshme.

Që lidhja me njëri-tjetrin, me familjet dhe kontributin për vendin të jenë pjesë normale”, u shpreh Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat