“Rugova ia mbathi nga Kosova kur nisi lufta”, vjen reagimi i ashpër ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së: Idiotësi e paturpësi!

Aktuale

“Rugova ia mbathi nga Kosova kur nisi lufta”, vjen reagimi i ashpër ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së: Idiotësi e paturpësi!

Nga: A.Zh Më: 10 prill 2024 Në ora: 11:59
Dritan Goxhaj

Profesori universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, i ka reaguar ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dritan Goxhaj. Ky i fundit, së fundmi ka deklaruar se ish-presidenti Ibrahim Rugova, “ia kishte mbathur nga Kosova kur kishte nisur lufta”.

Sipas Bytyçit, këto komente të Goxhajt janë “idiotësi”, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i profesorit në Facebook:

Rastësisht dëgjova një intervistë të Dritan Goxhajt në A2CNN. Në fakt më tërhoqi titulli "NATO nuk mund të përballet me Rusinë"! Dy elemente më ranë në sy:

E para se i intervistuari jep gjithkund mesazhin se Rusia është e fuqishme dhe me këtë maksimë ushqen pathyeshmërinë e saj, pra fatalitetin europian të varur nga orekset ruse!

E dyta, Dritani e mbyll intervistën duke thënë se "Rugova ia mbathi nga Kosova kur nisi lufta"! Madje e shumëzon me zero edhe Betejën e Koshares të udhëhequr nga Agim Ramadani! Të komentosh për të demantuar këto thënie më duket idiotësi! Sepse është idiotësi e një lloji të veçantë të thuash se Rugova ia mbathi, kur atë Milosheviçi e mori peng. Dhe është paturpësi të thuash se Beteja e Koshares ishte diçka e parëndësishme, kur Wesli Clarc në librin e tij "Të bësh luftë moderne" e konsideron si aktin më madhor të epopesë së UÇK-së, (pas betejës së Prekazit - shënimi im)!

E këto deklarime quhen ekspertizë nga mediet tona! E tmerrshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat