​Qytetarët së shpejti do të rimburësohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet

Aktuale

​Qytetarët së shpejti do të rimburësohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet

Më: 10 prill 2024 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Së shpejti edhe në Kosovë do të vjen sistemi i rimbursimit të depozitave në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës të cilët kanë dhënë detaje më shumë rreth këtij sistemi. Kjo iniciativë është mirëpritur nga organizatat për mbrojtjen e mjedisit.

Nga kjo ministri kanë thënë se aplikimi ka filluar nga 20 shkurti dhe se afati i fundit do të jetë deri më 26 gushtë 2024 për aplikimin e Administratorin e sistemit SRD. Sipas MPHI shishet duhen të jenë të plastikës qelqit dhe aluminit midis 0,25 dhe 2,0 litra.

“Afati i fundit: Dorëzimi duhet të bëhet deri më 28 Gusht 2024...Dorëzimi direkt: Pako e aplikimit duhet të dorëzohet direkt në ndërtesën e Ministrisë në adresën e dhënë më poshtë...Etiketimi: Si dokumenti i printuar ashtu edhe CD-ja duhet të vendosen në një zarf me etiketën e qartë "Aplikim për Themelimin e Administratorit të SRD-së...Adresa për Dorëzim:.. Komisioni Shqyrtues për Themelimin e Administratorit të Sistemit SRD... Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës...Në Shtojcën A1 - Deklarata e Pranueshmërisë e Anëtarëve Individualë, subjektet anëtare duhet të deklarojnë se nuk janë në asnjë nga situatat e lartpërmendura...Numri i aplikimeve...Sipas dispozitave për themelimin e Administratorit:.. Sektori privat lejohet të dorëzojë një (1) aplikim të përbashkët për rolin e Administratorit...Nuk do të pranohen aplikime të shumta nga konsorciume të ndryshme...Në mënyrë të veçantë merret me pijet e ambalazhuara të rregulluara nga Sistemi për Rimbursim të Depozitave (SRD) ambalazhime për pije nga i) plastika PET, ii) qelqi dhe iii) alumini, me një kapacitet midis 0.25 dhe 2.0 litra”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ndërkaq, Valon Rehaj nga organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi”, u shpreh se me këtë sistem do të zvogëlohet volumi i shisheve të plastikës dhe se me këtë do të rritet vetëdija e qytetarëve. Rehaj u shpreh se kjo nga qytetarët do të pritet mirë pasi që qytetarët do të rimbursohen nga kjo.

Rehaj: Do të zvogëlohet volumi i shisheve të plastikës pik së pari e dyta do të rritët vetëdija

“Përparësitë e kthimit të shisheve të këtyre depozitave në vendimin që janë marrë, janë përparësi të shumta, do të zvogëlohet volumi i shisheve të plastikës pik së pari e dyta do të rritët vetëdija do të vazhdojnë një rritje e vetëdijes po ashtu kjo ndikon edhe në koston për arsyeje se qytetarët do të paguaj para se të blejnë shishen e plastikës dhe pastaj do ta rimbushjen në aparatet e tyre të cilat i marrin nga këto makina. Kjo nga qytetarët do të pritët për fat të mirë nuk kemi edhe shumë opsione për arsyeje se në atë moment që bëhet ligj vetëm se kjo do të fillon të implementimet shpresojmë që është menduar mirë nga organet vendim marrëse që këto shishe të kthehen ato makina ky sistem funksionoj ashtu si në vende të tjera të Evropës. Natyrisht se volumi i plastikës, shishet e plastikës do të zvogëlohen por një gjë është që do të bëhet implementimi i tyre. Ky sistem i cili do të fillon në Kosovës do të ketë sukses dhe si të jetë një ngritje e vetëdijes e përgjithshme një ulje e ndotjes dhe shisheve të plastikës të cilat ne i konsumojmë si konsumatorë në Kosovë”, tha Rehaj.

Luan Hasanaj nga Let’s Do It-Ta pastrojmë Kosovën, ka treguar se si do të pritet sistemi rimbursimit të depozitave nga qytetarët dhe shton se ky sistem do ta bëjë më të lehtë punën e tyre si organizatë, sepse sipas tij shumica nga mbeturinat që ata i pastrojnë janë mbeturina të plastikës.

Hasanaj: Mbeturinat që ne i largojmë shumica janë plastike

“Është jashtëzakonisht një lajm i mirë sepse njeri nga ndotësit pothuajse kryesor në mjedis sot është plastika, pra në aktivitete që Let’s Do It i zhvillon. Mbeturinat që ne i largojmë shumica nga to janë me përbërje plastike dhe kjo ndodh edhe për faktin se mungon një veprimtari e tillë. .. Ajo duhet që të përpunohet riciklohet dhe të kthehet prap te qytetari pra të është ajo rruga qarkore e përdorimit të tyre, pra mendoj që është një vendim shumë i rëndësishëm dhe shumë i mirë, mirëpo të shpresojmë që Ministria e Mjedisit dhe e Infrastrukturës të ketë rrethuar një planë i cili ka për ta përcjell zbatimin e këtij vendimi. Sepse ne zakonisht jemi dëshmitar që sa herë që të krijohen apo hartohen vendimet apo strategji të ndryshme kur vjen fjala për implementimin e tyre ne aty shohim ngecje duke dit se sa e ndjeshme është realizimi i një projekti të tillë mendoj që duhen shumë resurse të vënë në veprim në mënyrë që ky të funksionoj mirë...01:35 Duke filluar që nga vendosja e atyre makinerive pra duhen të jen në vende që janë shumë të përshtatshme për qytetarët duke filluar që nga qoftë qendra tregtare qoftë maketet e ndryshme, mirëpo edhe pikat të ndryshme të frekuentuar që janë në qytet dhe mbas kësaj”, tha Hasanaj.

Hasanaj shtoi se kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për qytetarët pasi që ata do të përfitojnë mjete financiare nga kjo. Tutje ai tha se është e nevojshme që ministria të plasoj fushata informuese për qytetarët.

Hasanaj: Shumë e rëndësishme është informata se si do të plasohet tek qytetarët

“Kjo është stimul për qytetarët pra ata do të kenë mundësi që të përfitojnë mjete financiare mbrapa pas kthimit të shisheve të plastikës të cilat do ti kthejnë tek ato makineri të cilat janë të parapara për këtë aktivitet, andaj mendoj që qytetarët do të përgjigjen pozitivisht sepse edhe nga përvoja si organizata çdo herë që ne dalim në aktivitet qytetarët janë ata të cilët ankohen për mungesë të shërbimeve të tilla. Mendoj që do ta pranojnë mirë sepse në çdo vend të zhvilluara ne shohim që kjo po funksionon në mënyrë shumë të mirë dhe mendoj që edhe në Kosovë qytetarët do të bëhen pjesë e kësaj dhe nuk do të hezitojnë ti kthejnë mbrapa depozitat por prap po e ritheksoj që është shumë e rëndësishme informata se si do të plasohet tek qytetarët se si ata do të informohen për këtë vendim dhe në anën tjetër absolutisht ajo që e thash më herët është shumë e rëndësishme mënyra se si do të organizohet implementimi i këtij vendim”, u shpreh Hasanaj.

Ndërkaq Drejtoresha e “EcoZ”, organizatë e cila merret me mbrojtjen e mjedisit, Egzona Shala, tha se një iniciativë e tillë ajo tha se është dashur që të realizohej më herët dhe se kjo duhet të përcjellët me një kampanjë vedisuese.

Shala: Një iniciativë e tillë është dashtë më herët që të realizohet

“Mendimi është pozitiv është fat që e kemi mbërri ndoshta hapin e parë të kësaj iniciativë por është shumë edukate dhe shumë i duhur për Kosovën arsyeja kryesore është se konsiderohet që kjo iniciativa e tillë e shndërron mbeturinën në produkt në momentin që ka një produkt vlerë ekonomike atëherë ai mundet me u ruajt dhe mundet me përdor dhe mundet me pas më shumë mënyra dhe metoda të ripërdorimit nuk shkon drejtpërdrejt në deponim por reduktohet në hapin e parë që sistemi i kthimit të depozitës është njëra nga metodat ma efektive që është zbuluar qysh herët por që është praktiku në të gjitha shtetet e BE-së e tani po planifikohet që të vjen edhe në Kosovë. Një iniciativë e tillë është dashtë më herët që të realizohet por edhe tani nuk është vonë që të realizohet në vendin tonë , por kjo e kërkon një iniciativë më të madhe institucionale. 01:41. Kjo duhet të përcjellët me një kampanjë vedisuese dhe me një mekanizëm në vend”, u shpreh Shala.

Shala gjithashtu tha se qytetarët të cilët kanë filluar grumbullimin e shisheve të plastikës, qelqit dhe të tjerave është herët pasi që në kohen që do të implementohet kjo çdo shishe do të ketë QR-code e tij që do të identifikoj prodhimin e atyre shisheve.

Shala: Kur të hynë në fuqi në praktikë produktet do ta kenë një (QR- code) apo një formë tjetër identifikuese

“Është pak herët që të fillojnë grumbullimin e shisheve sepse mbeturinat e tilla munden të lejnë hapësirën por kjo nënkupton që ka një vullnet dhe një dëshirë sepse kjo na ka munguar shumë një infrastruktura e tillë sa që nuk është nevoja që të flitet shumë sa që qytetareve ju mjafton që të ju ofrohet një mundësi e tillë...Në aspektin tjetër se a do të duhet që të konsiderohet këto produkte të kthyeshme apo jo, kjo është e vërtet që kur të hynë në fuqi në praktikë produktet do ta kenë një (QR- code) apo një formë tjetër identifikuese që ai produkt është ble, sepse parimisht është ble mandej duhet që të kthehet mjeti i tillë por në mënyrën se si do ta zhvillojnë kjo varet nga ofertuesit dhe nga fituesit”, potencoi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat