Paralajmëron njohësi i sigurisë: Lista serbe po përgatit këtë veprim, pritet tensionim i veriut të Kosovës

Aktuale

Paralajmëron njohësi i sigurisë: Lista serbe po përgatit këtë veprim, pritet tensionim i veriut të Kosovës

Më: 10 prill 2024 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka folur lidhur me qëndrimet e Listës Serbe për mos votimin e shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në veri.

Ai tha se kjo parti po përgatit bojkotin e zgjedhjeve të ardhshme në atë pjesë të Kosovës.

Sipas tij, së shpejti mund të trazohet sërish veriu nga bandat kriminale.

Elezi deklaron se serbët nuk janë të gatshëm për bashkëpunim derisa të themelohet Asociacioni.

“Këto veprime janë tregues të qartë që serbët po përgatiten të bojkotojnë zgjedhjet në veri që planifikohen të mbahen. Dhe me këto veprime po përgatiten për një mundësi që të tensionojnë situatën e sigurisë. Serbët nuk janë të gatshëm për asnjë bashkëpunim ose veprim deri sa të themelohet Asociacioni. Do të kemi parapërgatitje për organizimin e protestave për çështjen e të drejtave të serbëve”, u shpreh Elezi.

Katër anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor nga Lista Serbe iu përgjigjen pozitivisht thirrjes për bojkot duke dhënë dorëheqje.

Sipas udhëzimit, të miratuar shtatorin e vitit të kaluar, që ky votim të jetë i suksesshëm, duhet 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat