Ministrja Haxhiu shkon për Bajram te familja e heroit Afrim Bunjaku

Aktuale

Ministrja Haxhiu shkon për Bajram te familja e heroit Afrim Bunjaku

Më: 10 prill 2024 Në ora: 13:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu ka publikuar një fotografi me familjarët e Bunjakut.

“Për Bajram në familjen e heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Haxhiu.

Afrim Bunjaku mbeti i vrarë në sulmin terrorist që u krye ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat