Eksperti i sigurisë: Prezenca e KFOR-it dhe EULEX-it në veri është më se e nevojshme

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Prezenca e KFOR-it dhe EULEX-it në veri është më se e nevojshme

Më: 10 prill 2024 Në ora: 18:22
Vetura

Të marten, në Leposaviq nën veturën e një serbi është gjetur eksploziv.

Ende nuk dihet se kush e ka bërë këtë akt, por viktima ka deklaruar se dyshon se kjo ka ndodhur për shkak se ai punon në institucionet e Kosovës.

Lidhur me këtë rast, ka folur eksperti i sigurisë Fetah Zejnullahu.

Ai në Info Magazine tregoi disa masa që duhet të ndërmerren për t’i parandaluar këto rreziqe.

“Prezenca e institucioneve të sigurisë në veri është më se e nevojshme, duke përfshirë prezencën masive edhe të institucioneve të sigurisë ndërkombëtare, KFOR-i dhe EULEX-i edhe pse e dimë që reaguesi i parë është Policia e Kosovës, por prapë se prapë ai vend ka nevojë për t’u monitoruar për shkak të sfidave që na presin, edhe për shkak të zgjedhjeve të 21 prillit”, tha Zejnullahu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat