Imami i Prishtinës kritikon homoseksualët: Të devijuar në aspektin fetar e shkencor

Aktuale

Imami i Prishtinës kritikon homoseksualët: Të devijuar në aspektin fetar e shkencor

Më: 10 prill 2024 Në ora: 18:46
Bahri Sejdiu

Si jo normale, jo logjike e absurd i ka cilësuar martesat në mes të personave me gjini të njëjtë, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Bahri Sejdiu.

Më tej Sejdiu ka shtuar se “edhe unë i dua burrat por jo si bashkëshort”, duke aluduar në devijime të personat që e bëjnë të kundërtën.

Sipas tij këta persona janë të devijuar “edhe në aspektin fetar edhe në aspektin shkencor”

“Më së pari ne merremi me besimin edhe bindjen. Ne duhet ta trajtojmë në aspektin e bindjes së tij, që bindja dhe mendimi ti tij nuk është në rregull është  devijuar dhe atë ia argumentojmë edhe në aspektin fetar edhe në aspektin shkencor. Dhe të natyrshmëri së njeriut. Sepse Zoti kur e ka krijuar njeriun  aprë e ka kriju çiftin e tij, Havën. Dhe Zoti është i gjithëdijshëm dhe ia që krijoi njeriun. Nuk ka mundëis që burri ta luajë rolin  femrës, nuk ka mundësi normale, logjike se këto mundëis që dikush po i konsideron të natyrshme janë devijante edhe për mendim por edhe për praktimin e tyre.

Edhe unë i dua burrat por jo si bashkëshort edhe e dua gjininë e njëjtë si burra por jo me u martu me të dhe është absurditet logjik. Një burrë të duaj një burrë si bashkëshort. Ose një grua një grua tjetër. E ta bëjën një fëmijë në mënyrë artificiale e të tjera. Që kanë të drejtë në fëmijë, të gjitha këto janë jashtë suazave dhe normave fetare”, ka thënë Sejdiu në “Rreth e Rrotull”.

Teksa ka kritikuar Projekt-Kodin Civil i cili “ka mbetur në sirtar”, Sejidu ka kritikuar dhe ligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar

“Tek politikanët dhe tek të tjerët po shohim që ka interesa të tjera më shumë dhe janë ndërthurur disa vlera ose disa interferime të ashte që e kanë pr qëllim me e arrit një gjë të tillë në shoqërinë tonë.  E që e dinë që nuk ka qenë prezente tek ne. Gjithkush është i lirë, mund ta shprehin. Nuk kisha pas dëshirë që në Kosovë të promovohet një ligj i tillë”, ka shtuar Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat