Vrasja në Ferizaj, eksperti i sigurisë bën thirrjen urgjente: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Aktuale

Vrasja në Ferizaj, eksperti i sigurisë bën thirrjen urgjente: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Nga: H.O. Më: 12 prill 2024 Në ora: 22:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar pas vrasjes së fundit në Kosovë, ku viktimë mbeti një 21 vjeҫare nga Ferizaji.

Ramadani ka thënë se në vend të reagimeve emocionale të liderëve shtetëror, duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, me një pikë rendi të ditës.

Postimi i plotë:

Numri i vrasjeve në rritje, të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës!

Në vend të reagimeve emocionale të lidershipit shtetëtor që dënojnë secilin rast të vrasjeve veç e veç, duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës me një pikë të rendit të ditës:

• Siguria Publike dhe trendi i vrasjeve në Kosovë: plani strategjik i rishikuar për Policinë!

Aty, sipas nenit 2.5 të Ligjit për KSK, Ministri i Punëve të Brendshme të paraqes rishikimin e politikave dhe planeve strategjike për Policinë e Kosovës, me theks në objektivin e parandalimit të vrasjeve dhe minimizimit të këtij tmerri!

Deri kur të mësohemi të punojmë në mënyrë të strukturuar dhe strategjike, këto reagimet në facebook janë të pavlefshme objektivisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat