Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kjo seancë pritet të zhvillohet me fillim nga ora 09:30 dhe të përfundojë rreth orës 16:00.
Krimet për të cilat akuzohet Shala dyshohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së.
Pjetër Shala, u arrestua me 16 mars të vitit 2021 nga autoritete belge.
Ndërsa transferimi i tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës u bë më 15 prill 2021.
Shala, sipas aktakuzës ngarkohet me përgjegjësi penale individuale me forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.