Musliu-Shoshi nga Strasburgu: E bindur që e drejta e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, do të bëhet realitet

Aktuale

Musliu-Shoshi nga Strasburgu: E bindur që e drejta e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, do të bëhet realitet

Më: 15 prill 2024 Në ora: 12:21
Ariana Musliu-Shoshi

Sot ka filluar Asambleja e Këshillit të Evropës, e cila do të zgjasë deri të premten e 19 prillit.

Në mesin e pikave për diskutim është edhe ai për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se është e bindur që e drejta e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, do të bëhet realitet.

E bindur që e drejta e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, do të bëhet realitet!

Kosova që 20 vite ka dëshmuar përkushtim në ndërtimin e vlerave thelbësore të demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe në mbrojtjen e barabartë të njerëzve” shkruan Musliu-Shoshi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat