Marsh protestues në Ferizaj pas vrasjes së 21-vjeçares nga ish-bashkëshorti

Aktuale

Marsh protestues në Ferizaj pas vrasjes së 21-vjeçares nga ish-bashkëshorti

Më: 15 prill 2024 Në ora: 12:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Ferizaj po protestohet pas vrasjes së 21-vjeçares në Qendrën për Punë Sociale, pasditen e së premtes.

21-vjeçarja u vra nga ish-bashkëshorti 36-vjeçar, i cili la të plagosur edhe vëllain e mitur të viktimës.

Protestuesit nisën marshimin nga qendra e qytetit duke mbajtur në duar parulla si “Vrasja është krim, jo justifikim” dhe “Institucionet janë bërë rrezik i grave”. Para tyre po mbajnë një parullë të ku shkruan “A duhet të armatosemi edhe ne, për ta mbrojtur veten?!”.

Image
Foto nga vendngjarja, protesta në Ferizaj

Në këtë protestë po merr pjesë edhe 15-vjeçari.

21-vjeçarja u varros dje, ndërsa 36-vjeçari u arrestua ditën e krimit dhe ndaj tij u caktua masa e paraburgimit prej një muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat