Zëdhënësja e Prokurorisë së Ferizajt, Vjosa Baftiut ka treguar detaje të forta nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë, ku një 36-vjeçar vrau ish-gruan e tij 21 vjeçe.
Duke folur për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH1, Baftiu tregoi se si Valon Aliu kishte kryer krimin.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe i vëllai i 21-vjeçares.
“Sipas prokurorisë, ka qenë një armë, një pushkë të cilën ai e ka pasur me vete, kur ai është kthyer kur në qendrën për punë sociale. Më pas nuk e ka marrë djalin me vete por ka shtënë në drejtim të viktimës.
Sipas informacioneve që ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes, e pranishme ka qenë edhe një nga punëtoret e qendrës për punë sociale,që tashmë do të merret në pyetje edhe në cilësinë e dëshmitares. Ngjarja ka ndodhur brenda qendrës për punë sociale”, u shpreh zëdhënësja e Prokurorisë së Ferizajt, Vjosa Baftiut.
Ndërkaq, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj autorit të ngjarjes, Valon Aliu.