​Si votuan sot deputetët e Malit të Zi për Kosovën në KiE

Aktuale

​Si votuan sot deputetët e Malit të Zi për Kosovën në KiE

Më: 16 prill 2024 Në ora: 21:55
Vasilije Çarapiq

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ftoi Komitetin e Ministrave që të marrë një vendim të tillë.

Gjithsej 171 deputetë votuan, 131 ishin pro, 29 kundër dhe 11 abstenuan.

Në mesin e atyre që votuan kundër, përveç Serbisë e Bosnjë Hercegovinës, kundër votoi edhe Maja Vukiçeviq nga Partia Popullore Demokratike pro ruse në Malin e Zi. Ndërsa dy deputetët e tjerë malazezë Boris Mugosha nga Social Demokratët votoi pro, ndërsa Vasilije Çarapiq nga Lëvizja për Evropë abstenoi.

Ky i fundit tha se Mali i Zi e ka njohur Kosovën shtet dhe se kjo nuk do të ndryshojë.

“Por ashtu si Mali i Zi duhet të përmbushë kërkesat shumë kërkuese për anëtarësim në BE, ne gjithashtu presim që Kosova të përmbushë kërkesat për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në të mirë të të gjithë banorëve të Kosovës”, ka thënë Çarapiq, sipas mediave të Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat