”Jam pak i stresuar”, deklarata e vrasësit të gruas në Pejë, avokatja kërkon që fillimisht ai të dërgohet në psikiatri

Aktuale

”Jam pak i stresuar”, deklarata e vrasësit të gruas në Pejë, avokatja kërkon që fillimisht ai të dërgohet në psikiatri

Më: 16 prill 2024 Në ora: 22:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Në seancën dëgjimore, vrasësi i Gjyljeta Ukellës, njëherit bashkëshort i tashmë të ndjerës, është deklaruar para Prokurorisë.

”Jam pak i stresuar”, kanë qenë fjalët që ai i tha sonte para të pranishmëve në seancë.

Ndërkohë avokatja e tij, Zana Krasniqi, ka kërkuar që para verdiktit të caktuar, klienti i tij, fillimisht të dërgohet në psikiatri.

Mëngjesin e sotëm, sipas Prokurorisë, Edmond Lajçi, e ka shfrytëzuar momentin kur gruaja e tij, Gjyljeta Ukella, të ishte e vetme në banesë duke qëndruar e ulur në krevat, me qëllimin që ta privojë nga jeta me një plumb në ballë.

Lidhur me këtë rast, të pandehurin nuk kanë pranuar ta vizitojnë e shoqërojnë askush nga familjarët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat