​‘Pikëpyetjet’ për votimin në veri, bëhen me dije rrethanat se si mund të kalojë ose dështojë ky proces

Aktuale

​‘Pikëpyetjet’ për votimin në veri, bëhen me dije rrethanat se si mund të kalojë ose dështojë ky proces

Më: 19 prill 2024 Në ora: 11:09
Mazllum Baraliu

Procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, i cili pritet të mbahet për herë të parë në Kosovë, është në pikëpyetje nëse do të realizohet ose jo me sukses më 21 prill.

Profesori universitar dhe njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, ka bërë me dije rrethanat se si mund të kalojë apo dështojë ky proces.

Ai ka thënë se kontributi i qytetarëve duhet të jetë 50 plus 1 për qind në mënyrë që mos të dështojë kjo iniciativë e cila është parapa përmes udhëzimit administrativ.

Baraliu: Në qoftë se ai presion shprehet, njerëzit nuk guxojnë të dalin

“Varësisht nga dispononi i popullsisë dhe shkalla në të cilën gjendet ajo pjesë e komunitetit atje serb që me qenë shumicë që mos të ketë frikë nga presionet dhe shantazhet që janë bërë përpara nga Lista Serbe e cila edhe tani e ka shpallur mospjesmarrjen e tyre që do me thënë ju ka dhënë porosi ithtarëve të saj që të mos dalin në zgjedhje atë herë do të shkojë mirë. Në qoftë se aj presion shprehet njerëzit, nuk guxojnë të dalin ose edhe janë të manipuluar siç kanë qenë të manipuluar fatkeqësisht edhe nga Lista Serbe edhe nga Beogradi gjerë më tani në të gjitha proceset më tepër duke mos dhënë kontribut sesa duke dhënë kontribut atë herë pritet që ky proces nuk do të arrij 50 plus 1 për qind do të dështoj dhe do të dështoj njëherësh edhe iniciativa e tyre dhe e qeverisë që përmes udhëzimit administrativ të shkarkohen kryetarët e tanishëm të atyre 4 komunave”, tha Baraliu.

Ish-kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Baraliu ka përmendur se nëse nuk arrihet 50 plus 1 e votuesve, atëherë sipas udhëzimit administrativ në fuqi, kjo iniciativë mund të përsëritet vetëm pas një viti.

Baraliu ka përmendur se Serbia është e interesuar që përmes “dështimit”, të këtij procesi të prolongohet çdo gjë në Kosovë.

Baraliu: Serbia është e interesuar që në Kosovë të ketë një status quo që të prolongohet çdo gjë

“Serbia është e interesuar që në Kosovë të ketë një status quo që të prolongohet çdo gjë. Procesi i dialogut edhe çdo proces tjetër i konsolidimit të shtetit të Kosovës, integrimi i komuniteteve pakicë edhe të komunitetit serb mos të ndodh dhe të dëshmohet në thonjëza dhe të provohet të sigurohet para bashkësisë ndërkombëtare se në Kosovë kinse po shkelen të drejtat e serbëve gjë që u turpërua dhe ndodhi e kundërta...... Është një politikë qëllimkeqe obstruktive dhe hegjemoniste për ta realizuar planin e ashtuquajtur të botës serbe e cila ka zanafillën e tij që nga viti 2013 që atë herë ku Rusia ka interferuar dhe e ka ideuar këtë plan nga ai që quhet plani rus, i bashkimit rus, i botës ruse”, shtoi Baraliu.

Njohësi i Kushtetues ka folur edhe për qendrat e votimit, të cilat sipas tij, varësisht prej rrethanave mund të mbahen edhe në ambiente alternative, pas refuzimit të disa shkollave për tu bërë qendra të votimit.

Baraliu: Mund të mbahet edhe në ambiente alternative procesi i votimit

“Është shumë për të ardhur keq dhe është e pa logjikshme që dikush që kërkon zgjedhje, ata vetë e bënë peticionin me 20 për qind të trupës zgjedhore për t’i shkarkuar këta dhe i sollën njerëzit edhe nga Serbia, i detyruan ata që janë në marrëdhënie të punës të dalin ta nënshkruajnë peticionin dhe tani më ai peticion është verifikuar dhe vërtetuar që i plotëson kushtet për ta mbajtur këtë votim që do të mbahet të dielën. Tani ata nuk lejojnë që në shkolla të mbahen ato zgjedhje ai votim i cili është kërku nga po ata...... A duhet qeveria të kërkoj po, mirëpo faktori i sigurisë është edhe më delikat. Nëse e lejojnë mundësitë standardet ndërkombëtare që varësisht prej rrethanave dhe kushteve të mundshme ose të pamundshme, mund të mbahet edhe në ambiente alternative procesi i votimit e aq më tepër që ky nuk është një proces zgjedhor por është një votim për një çështje që për herë të parë po ndodh në Kosovë”, u shpreh Baraliu.

Baraliu shprehet i bindur që situata të dielën do të jetë e qetë dhe nën kontroll të institucioneve, derisa nuk shprehet optimist se ky proces do të përfundoj me sukses duke shtuar se ndikimi i Beogradit është i madh te popullsia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat