Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Serbinë, Eduard Kukan beson se e ardhmja e Trepçës është një çështje e rëndësishme e cila duhet të adresohet në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.
Ai njëherit tha se shpreson se Serbia së shpejti do të hap kapituj të rinj negociues me BE-në.
Duke folur në një intervistë për mediat serbe rreth një bisede me zëvendëskryeministrin serb në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, Kukan deklaroi se zëvendëskryeministri serb ia ka shpejguar qëndrimin e tij, por se është nevojshme për të dëgjuar qëndrimin e të gjithë partnerëve për të pasur një mendim përfundimtar.
“Sepse unë nuk do të kisha dalë me konkluzione përfundimtare, por kjo është një çështje e rëndësishme. Kjo çështje duhet të jetë pjesë e bisedimeve të përgjithshme mes Beogradit dhe Prishtinës”.