Vetëvendosje fton koalicionin LDK-AKR-Alternativa për themelimin e qeverisë

Aktuale

Vetëvendosje fton koalicionin LDK-AKR-Alternativa për themelimin e qeverisë

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 15:18
Albin Kurti

(E plotësuar) - Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ka bërë thirrje LDK-së, AKR-së dhe Alternativës si dhe deputetëve të koalicionit PAN, që janë kundër krijimit të një qeverie ‘të klanit Pronto’ që t’i bashkohen Vetëvendosjes për krijimin e Qeverisë

Kurti në një konferencë për media tha se fituese e këtyre zgjedhjeve është Vetëvendosje  pasi që populli e do një Qeveri  të re e progresive, e cila do t’i zgjidh problemet e vendit.

Ndërsa thotë se Vetëvendosje së bashku me partitë tjera,  LDK-AKR dhe Alternativa dhe deputetët e PAN-it, do të ulen të bisedojnë dhe të marrin të gjitha veprimet, për krijimin e kësaj Qeverie, bartëse e së cilës do të jetë Vetëvendosje.

Kurti: I ftojmë koalicionin LAA dhe deputetët e PAN-it t’i bashkohen Vetëvendosjes

“Lëvizja Vetëvendosje si askush tjetër në këto zgjedhje, ka fituar një legjitimitet të madh e të fuqishëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Ndërkaq dy koalicionet që kemi pasur përball, kanë pësuar humbje të thella. Në këto kushte plotësisht të reja politike dhe bazuar mbi përkrahjen  e madhe qytetare ne deklarojmë se jemi të gatshëm për të ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme, për ndërtimin e një qeverie të vendit, të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje . Qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe ne i kemi dëgjuar mirë dhe qartë zërin e tyre. Ne sot ftojmë të gjitha subjektet politike të  koalicionit LDK-AKR-Alternativa, si dhe të gjithë ata deputetë të koalicionit PDK-AAK-NISMA, që janë kundër vazhdimit të regjimit të vjetër, pra kundër pushtetit të ‘klanit Pronto’, që të na bashkohen në tryezë për të diskutuar mbi situatën e re polit ike të vendit,  pas këtyre zgjedhjeve, si dhe për programin politik të një qeverie të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha Kurti.

I pyetur se a mund t’iu pamundësohet krijimi i Qeverisë, në rast se presidenti Hashim Thaçi, nuk ua jep mandatin, Kurti thotë se pas dështimit të krijimit të pushtetit të ri apo Qeverisë së re nga regjimi i vjetër, radha i vjen VV-së dhe se  këtë nuk mund ta pengojë askush.

Kurti: S’mund të na ndal Thaçi ta bëjmë Qeverinë

 

“Nuk mund ta ndal asnjë person i veçantë kushdo qoftë ai dhe çfarëdo qoftë emri i tij,  vullnetin e popullit. Nuk mundet dikush këtu të thotë se lejon apo s’lejon të bëhet dikush kryeministër. Pra duhet të dështojë partia e regjimit të vjetër. Ndërkaq Qeveria e re progresive vjen, nuk  mund ta ndalë këtë gjë z. Thaçi”, tha ai.

Në lidhe me atë se a do të pranojë VV-ja që t’i fillojë bisedimet me LDK-në për koalicion, të udhëhequra nga Isa Mustafa, Kurti thotë se ata kanë bërë thirrje për tryezë lidhur me formimin e Qeverisë së ardhshme, ndërsa se kënd e përcakton koalicioni t’i përfaqësojë kjo nuk është çështje e tyre.

Kurti: Është çështje e tyre kënd e caktojnë për bisedimeve

 “Ne kemi bërë thirrje për një tryezë, lidhur me qeverinë e re progresive, që jo thjeshtë e synojmë ne, por është paraqitur rezultati në zgjedhjet e fundit. E kë e përcakton koalicioni tjetër që do t’i përfaqësojë,  është çështje e tyre”, tha Kurti.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve e kanë renditur Lëvizjen Vetëvendosje se partia e dytë me 27 përqind të votave, pas koalicionit PAN që ka marrë 34 përqind të votave dhe para LDK-AKR-Alternativa që ka marr 25 përqind të votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat