Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se janë të gatshëm të koordinojnë bashkëpunimin opozitar, në mënyrë që të ndalet degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi i territorit.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Të gatshëm të koordinojmë bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi i territorit të ndalen sa më shpejtë. Kosova si kurrë më parë ka nevojë urgjente për qeverisje të re dhe cilësore.