Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se Kosova aktualisht po përjeton “kulmin e degradimit” të saj.
Krasniqi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se këtë degradim vendit po ia bëjnë udhëheqësit e saj – teksa ka veçuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Sipas Krasniqit, Thaçi s’është aspak i denjë për ta udhëhequr Kosovën.
E pse vendi nuk po përfaqësohet në mënyrë të dinjitetshme, Krasniqi ka thënë se fajet i ka i tërë spektri politik.
Krasniqi ka vlerësuar se Thaçi po përpiqet të bëhet mbret modern i Kosovës.