Konjufca: Thaçi është i vetëm, nuk e ka përkrahjen e popullit

Aktuale

Konjufca: Thaçi është i vetëm, nuk e ka përkrahjen e popullit

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 23:53
Glauk Konjufca

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka folur për protestën e nesërme që do të mbahet në Prishtinë. Ai ka thënë protesta është kundër Hashim Thaçit, dhe ka për qëllim ndaljen e ideve për ndarje të Kosovës.

Konjufca në DPT te Fidani ka thënë se Hashim Thaçi nuk e ka përkrahjen e askujt, dhe sipas tij ai tash është i vetëm.

“ Thaçi nuk e ka përkrahjen e askujt. Atë nuk e përkrahë askush për idenë e tij për ndarje të Kosovës. Thaçi nuk mund të thotë në asnjë takim ndërkombëtar se e ka përkrahjen e popullit”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se protesta do të tregoj se Thaçi është i vetëm.

“ Populli me protesta do ta dëshmojë se është i vetëm”.

Konjufca ka thënë se protesta nuk do të ndalet me vetëm një ditë. Ai thotë se do të ketë mënyrë ata ndryshme të protestave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat