Prishtina hesht, Beogradi flet për vizitën e Thaçit në Veri

Aktuale

Prishtina hesht, Beogradi flet për vizitën e Thaçit në Veri

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 14:08
Liqeni i Ujmanit

Përderisa mediat kosovare po pajisjen me informacione nga mediat e Serbisë rreth vizitës së presidenti Hashim Thaçi në veri të vendit, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës po heshtin.

Kallxo ka provuar të kontaktojë me pothuajse gjithë kabinetin e presidentit Hashim Thaçi por ata janë të paqasshëm në telefon.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, fillimisht tha se nuk ka asnjë informacion, ndërsa më vonë e ka ndalur telefonin.

Në anën tjetër as ndonjë zyrtar i Qeverisë së Kosovës nuk ka dalur publikisht të flasë për zhvillimet e fundit.

Në Serbi për shkuarjen e Thaçit në veri janë deklaruar deri më tani, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ministri i mbrojtjes.

Mediat serbe citojnë Vuçiqin se ka urdhëruar ushtrinë serbe që të jetë në gjendje gatishmërie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat