Pas miratimit të projektligjeve, Haradinaj uron për ushtrinë

Aktuale

Pas miratimit të projektligjeve, Haradinaj uron për ushtrinë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:16
Daut Haradinaj

Anëtari i Komisionit Për Mbrojtje dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Daut Haradinaj, ka folur pasi komisioni pjesë e të cilit është edhe vet ai u ka dhënë dritën e gjelbër tri projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Republikës së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se ky është një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën, dhe ka shtuar se Ushtria e Kosovës do të jetë aleate e NATO-së dhe SHBA-ve.

“Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës! Votimi i tri projektligjeve për Ushtrinë e Kosovës. Kosova edhe një hap tutje në kompletimin e saj kushtetues. Ushtria jonë do jetë aleate e fuqishme e NATO-s, në krye me SHBA-në. Do garantojë paqe në rajon dhe do të jetë e gatshme për të shërbyer krah për krah me aleatët tonë”, ka shkruar Haradinaj.

Transformimine  FSK-së ne Ushtri e kanë mbështetur edhe të gjitha partitë politike të cilat janë pjesë e Komisionit.

Ndërkohë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se e ka marrë ‘aminin’ e SHBA-së për formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat