“Është i domosdoshëm shkarkimi i Shpend Maxhunit”

Aktuale

“Është i domosdoshëm shkarkimi i Shpend Maxhunit”

Nga: P.R Më: 24 tetor 2018 Në ora: 07:29
Shpend Maxhuni

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, ka komentuar skandalin e  fundit me djalin e shefit të AKI-së, Shpend Maxhunit.

Maxharraj ka shkruar se në Kosovë mungon shteti i së drejtës, ku sipas tij është i domosdoshëm shkarkimi i Shpend Maxhunit.

“Por ky rast duhet ti alarmonte edhe pushtetarët te reagojnë rreptë, të kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme te Shefit te AKI-së Shpend Maxhunit sepse kjo ndodhi ne familjen e tij. Në çdo shtet tjetër demokratik për keso rastesh nuk do te pritej as akshami e do te ndodhnin dorëheqjet. Por kjo nuk ndodhë në Kosovën ku sundojnë si ne mesjetë njerëzit e korruptuar, njerëzit qe e kanë kapë shtetin për fyti qe ngadalë po ia zënë frymën”, shkruan Maxharraj, përcjellë “Bota sot”.

Image
Binak Maxharraj

Ky është shkrimi i plotë:

NË KOSOVË MUNGON SHTETI I SË DREJTËS.

Është i domosdoshëm shkarkimi i Shpend Maxhunit

Në Kosovën e lirë të pas luftës është shumë vështirë të ndodhinë gjëra të mira, gjëra relaksuese për qytetarin dhe për mirëqenien e tij. Në këtë Kosovë të pas luftës qytetari është nguju në egon e vetë, sepse nuk ka kurrfarë perspektivë, veç mundohet me ikë nga vendi i vetë. Po pse ikë njeriu nga vendi i vetë? Dikur njerëzit iknin nga zullumi dhe persekutimi i një regjimi te cilin veç e hoqëm qafe, por tashti njësoj po ikë edhe kur jemi në liri. Ikën njerëzit nga vendi i vetë sepse shteti nuk interesohet për ta sa duhet, nuk kanë mirëqenie ekonomike, nuk kanë punë, sillen rrugëve edhe me diploma ne xhep. Detyrohen të ikin. Detyrohen të ikin sepse ketë Kosovën e lirë e ka kapë një kastë qeveritaresh, komandantesh te dalë nga lufta, të cilët kujdesen veç për pushtet e jo për shtet. Elita dhe kasta politike qe 20 vite veç vjedhë, pasurohet për vehte duke u mos kujdes fare për qytetarin e vetë, sepse shteti është i kapur i zënë fryme.

Nuk ndodhin gjera te mira ne këtë Kosovë sepse kjo kastë politike ne vend se te orientohet dhe te jete ne shërbim te qytetarit ajo merret me punë te kota, krijojnë skandale dhe afera te llojllojshme vetëm e vetëm për te ç’orijentuar vëmendjen e qytetarit nga aferat dhe skandalet e ndryshme qe ne këto vitet e fundit nuk ishin te paketa, ndër më te mëdhatë qe ishin tentimi mafioz për shfuqizimin e Speciales, afera për rrëmbimin dhe kidnapimin e qytetarëve Turq, të cilët ne pikë te ditës u kidnapuan, u kapën si qen, bile edhe para familjarëve dhe dhunshëm u deportuan në Turqi, pa respektuar kurrfarë procedure ligjore e deri te afera me e madhe i Veteraneve te rrejshëm te luftës me te cilët u njollos edhe Lufta e UÇK-se.

Por vjen skandali i radhës i para do ditëve nga policia u kapë ne flagrancë djali i Shpend Maxhunit me substancë narkotike dhe armë pa leje ne veturën e tij. Kjo edhe do te ishte edhe jo fortë alarmuese sikur këto të ishin gjetë ndonjë qytetarit të zakonshëm i cili fluturim do te përfundonte në arrest. Por ky rast është pak sa i veçantë se me substanca narkotike u gjetë askush tjetër pos djalit te Shpend Maxhunit, shefit te Agjencisë inteligjente AKI të Kosovës, i cili edhe pse u kap në flagrancë nuk u arrestu, u la i lirë derisa te “sqarohen apo te montohen gjërat” nga ana e policisë dhe prokurorisë. Djali i Shend Maxhunit, Shpetimi u kapë ne flagrancë me 13 tetor,rasti nuk u lajmeru menjëhrë,u deshten plotë gjatë ditë, pra me 18 nëntor dhe policia dhe prokuroria te veprojnë kur edhe u ba njëfarë kallëzimi penal në prokurori sa ”për sy e faqe”, sepse ky rast do te dështojë.

Gjatë këtyre gjashtë ditëve te heshtjes se policisë dhe prokurorisë rasti u ”trajtu brenda tyre” deri sa doli për ledinë duke tentuar qe ti heqin çdo njollë te keqe djalit te Shpend Maxhunit Shpëtimit. Sepse edhe policia dhe prokuroria filluan malverzimet e tyre te zakonshme se arma, fishekët dhe substancat narkotike nuk qenkan te Shpëtimit. Këtu nisin edhe lojërat e policisë dhe prokurorisë. Po ky farë deklarimi i policisë dhe prokurorisë është sa për te mjegullua rastin, sikur këto sende të mos ishin gjet ne veturën e djalit te Shpend Maxhunit. E rëndësishme është se këto sende te palejueshme janë gjetë de facto ne veturën e tij dhe kjo e justifikon problemin, sepse ato u gjetën ne veturën që ai e ngiste, pse ishin ato ne veturë, kush i futi ato ne veturë, për ku ishin dedikua ato sende ne veturë, pse pronari i veturës nuk e kishte paralajmërua për sendet ne veturë, etj, të cilat do duhet ti sqaron gjykata.

Shpend Maxhunit është një njeri i te gjitha qeverive te pas luftës në Kosovë. Ai qe 20 vjet gjendet ne majat e segmentit të sigurisë ne Kosovë. Ishte Drejtor i policisë së Kosovës, kur ndodhi vjedhja me e madhe ne polici, ishte aty kur ndodhe afera tjetër e madhe e rrëmbimit dhe kidnapimit te qytetarëve turq. Dhe kurgja nuk i ndodhi. Në çdo vend tjetër atë duhet ta priste me se paku shkarkimi nga pozita qe e kishte. Por nuk ndodhi kështu, sepse pasi qe ky ishte njeriu i besueshëm i pushtetarëve të cilët e kanë kapë shtetin, ai bile edhe u lartësua ne pozitë hiç më pak se Shef i inteligjencës së AKI te Kosovës, në te cilën më parë këtu edhe patë ndodhë një vrasje. Shtrohet pyetja si është e mundshme qe bash djalit te shefit te policisë ti ndodhë një skandal i tillë?

Si do te përfundoj ky rast shenjat e para po tregojnë qartë së ky rast do te dështojë. Do te dështojë sepse ne në Kosovë nuk kemi një drejtësi te mirëfilltë, drejtësia komplet me prokurorin dhe gjyqësinë janë te kapur nga shteti, nga politika te cilët edhe e bëjnë drejtësinë. Në sistemin e drejtësisë janë shumë pak prokuror dhe gjyqtar me integritet. Nuk janë te raste kur në gjyqësinë e Kosovës janë mbyll raste te krimeve ku janë përfshirë edhe zyrtar te lart, janë përshkruar lendet etj.

Më këtë sistem te drejtësisë së kapur Kosova nuk mund te shkoj tutje. Sistemi i drejtësisë duhet të çkapët krejtësisht nga duart e kastës politike, por qe te ndodhë kjo është e nevojshme qe kjo kastë politike të mos qëndroj ne pushtet, duhet te largohet. Në Kosovë për tu përmirësuar sado pak sistemi i drejtësisë se korruptuar duhet te ndodhë Ëettingu i cili nëse dëshirohet te kemi një drejtësi te mirëfilltë duhet te ndodhë Wettingu jo vetëm ne drejtësi por edhe në polici, me qëllim qe te largohen elementet qe e dëmtojnë një polici dhe një gjyqësi te mirëfilltë. Pa, Wetting ne Kosovë kurrë, dhe asnjëherë nuk do te kemi një drejtësi të mirëfilltë. Ëetting duhet te ndodhë patjetër, me mbikëqyrjen edhe te ndërkombëtarëve.

Edhe ky rasti i fundit do te këtë te nijetin fatë do te dështoj totalisht, do te bahet një gjykim sa për sy e faqe, shkel e shko. Por ky rast duhet ti alarmonte edhe pushtetarët te reagojnë rreptë, të kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme te Shefit te AKI-së Shpend Maxhunit sepse kjo ndodhi ne familjen e tij. Në çdo shtet tjetër demokratik për keso rastesh nuk do te pritej as akshami e do te ndodhnin dorëheqjet. Por kjo nuk ndodhë në Kosovën ku sundojnë si ne mesjetë njerëzit e korruptuar, njerëzit qe e kanë kapë shtetin për fyti qe ngadalë po ia zënë frymën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat