Haradinaj: Palmer ia bëmë të qartë që nuk pranojmë marrëveshje për territorin - Bota Sot
Haradinaj: Palmer ia bëmë të qartë që nuk pranojmë marrëveshje për territorin

Aktuale

Haradinaj: Palmer ia bëmë të qartë që nuk pranojmë marrëveshje për territorin

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 10:28
Ramush Haradinaj

(E plotësuar)- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka pranuar të tregojë se cilat porosi ua dha zëvendës-ndihmës sekretari i ShBA-së, Mathew Palmer në takimin me krerët e partive politike në vend, por ka theksuar se nuk ndryshon qëndrimet sa i përket marrëveshjes me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se nuk ka të drejtë të zbulojë detaje, por që ka deklaruar se ia ka bërë të qartë Palmerit se janë kundër një marrëveshje e cila bazohet në territore dhe kufij.

Haradinaj: Po marrëveshje ligjore, jo marrëveshje bazuar në territor e në kufij

“Çka ka thënë z.Palmer unë nuk kam të drejt me fol, është Ambasada e Amerikës thirrini ata iu tregojnë. Çka themi ne i dini qëndrimet tona cilat janë, mirëpo është shumë me rëndësi që ka ardhë z.Palmer në Kosovë, një njëri i rangut të tij, duke e pasur parasysh sa të ngarkuar janë në Amerikë me tema të shumta. Vërtet dëshmon për një vendosmëri të Amerikës me mbet me Kosovën dhe me rajonin. Pra, kjo është porosia kryesore ardhja e tij, për më shumë është Ambasada e Amerikës. Kemi bërë një prononcim atë ditë në një deklaratë, i kemi thënë ato të zakonshmet, pra nuk ka ndonjë ndryshim, nuk ka diçka të re. Mund të kthehem të përsëris vetën po mendoj që në këta 4 muaj nën stop i flasim ato që janë qëndrime të qarta. Po marrëveshje ligjore, obligative për njohje reciproke me Serbinë, jo marrëveshje bazuar as në territor as në kufij. Ato janë vetëm kamuflazh për ndarje të Kosovës, Kosova është ajo e 17 shkurtit edhe po pajtim, jemi të interesuar në pajtim, jemi të interesuar që të mbyllim çështjet e mbetura hapura” tha kryeministri.

Mediat kishin raportuar se Plamer kishte kërkuar nga palët që në mënyrë të drejtpërdrejtë të përcaktohen se nga çfarë janë të gatshëm të heqin dorë për të arritur deri te njohja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i vendit është pyetur edhe rreth kërkesës për një seancë të jashtëzakonshme nga opozita për miratimin e një rezolute që ia ndalon presidentit të flas për kufijtë, e për këtë ai ka thënë se më së miri është që të bëhet e qartë se çka bënë dhe çka nuk bënë sa i përket dialogut.

Haradinaj: Ne vazhdojmë të flasim çka nuk bënë, po nuk jemi duke nxjerrë një opsion

“Më së miri kish me qenë me pas çka bënë dhe çka nuk bënë. Pra, nëse shkojmë vetëm çka nuk bënë e kemi dëshmuar më çka nuk bënë, qëndrimet janë të qarta të mijat, të Qeverisë dhe mund t’i konsolidojmë këto qëndrime. Por, ne po ashtu duhet ta kemi një formulë çka bënë, çka është mirë me ndodh. Unë mendoj që është mirë që opozita po ashtu me pas një opsion çka bënë. Ka pasur disa rezoluta në Parlament, kjo e fundit është tani, është mirë që edhe opozita të mos shkoj vetëm në atë se çka nuk bënë, ma merr mendja që e kemi definuar çka nuk bënë, që nuk ka të drejt askush me negociua me askënd për territorin, për kufijtë, për Kosovën e 17 shkurtit. Por, çka bënë atëherë, çka mund të bëjmë përpara, unë mendoj që jemi duke u vonuar. Unë mendoj që edhe LDK-ja që është iniciuese  e kësaj seance jemi duke u vonuar. Ne vazhdojmë të flasim çka nuk bënë, po nuk jemi duke nxjerrë nj ë opsion dhe realisht po e dobësojmë vetën atëherë në planin e jashtëm”, tha ai.

Haradinaj ka thënë se është mirë të votohet rezoluta, mirëpo sipas tij edhe rezolutat e mëhershme e kanë potencuar se askush nuk ka të drejtë të flas për kufijtë dhe për territorin.

Haradinaj: Presidentit nuk mundesh me ia ndalua

“Presidenti megjithatë është president i vendit, i zgjedhur, nuk mundesh me ia ndalua presidentit me u ul me një president tjetër, për shembull nëse presidenti Makron i thirr presidentët e vendeve është më mirë për Kosovën që me qenë presidenti i Kosovës a jo. Edhe parlamenti ta merr një pronësi që i takon për dialogun duke e votuar një delegacion. Jam i sigurt se në këtë total të punëve, detyrave, atëherë nuk ka mundësi dikush ta befasoj Kosovën me ndonjë marrëveshje për kufij apo për territorin”, u shpreh ai.

Këto komente Haradinaj i bëri në një konferencë për media, të cilën e mbajti pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj sërish kundër Thaçit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes që qeverisë së Kosovës ka ri konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e tij për sa i përket temës për korrigjimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ka deklaruar që deri më tani është identifikuar ajo se çfarë nuk bën të bëhet në dialogun me Serbinë mirëpo që ende nuk është dhënë ndonjë gjë konkrete  se çfarë duhet të bëhet.

“Më së mirë kish qenë me pa çka bën dhe çka jo. Nëse shkojmë veç me çka nuk bën atëherë është i qartë qëndrimi jonë dhe i qeverisë. Duhet ta shikojmë edhe çka bën. Është mirë që opozita të dal me diçka çka bënë. E kemi bërë të qartë që askush nuk guxon që të flas për diçka që nuk bën siç janë kufijtë. Ne po e dinë se çfarë nuk bën po në të njëjtën kohë nuk po ofrojmë diçka që bën”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka kërkuar edhe miratimin e rezolutës për dialogun me Serbinë si dhe krijimin e një ekipi negociues.

“Është mirë që votohet rezoluta dhe të mos vonohen proceset.  Do të dalim me një opsion dhe do të krijohet edhe një ekip negociues. Nuk mund të ja ndalosh presidentit që të ulet me një president tjetër sepse është i zgjedhuri i popullit”, duke shtuar që “Është mirë që edhe Kuvendi ta marrë një rol që i takon duke krijuar një delegacion që e përfaqëson Kosovën në dialog”, ka thënë ai.

Ndërsa në mbledhjen e qeverisë është diskutuar për miratimin e buxhetit për dikastere të ndryshme në qeveri.

“Buxheti për vitin 2019 veç qe e dëgjuat në mbledhjen e qeverisë. Janë respektuar prioritet që janë përmendur gjatë tërë vitit. Do të respektohet buxheti për arsimin, pensionet, policia, prokuroria, gjyqësori e edhe pensionet”, ka thënë Haradianj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera