Zëvendësministri i FSK'së i reagon Rusisë pas paralajmërimit të saj për ushtrinë e Kosovës - Bota Sot
Zëvendësministri i FSK'së i reagon Rusisë pas paralajmërimit të saj për ushtrinë e Kosovës

Aktuale

Zëvendësministri i FSK'së i reagon Rusisë pas paralajmërimit të saj për ushtrinë e Kosovës

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 22:17
FSK

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar pas lajmit se Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj përpjekjes së Kosovës që të krijojë ushtrinë e saj.

MPJ e Rusisë ka shprehur shqetësim për vendimin e Kuvendit të Kosovës për t’i shndërruar Forcat e Sigurisë së Kosovës në ushtri të plotë.

Kjo ministri ka theksuar se një vendim i tillë dëmton stabilitetin e Ballkanit.

Ramadani, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se në asnjë rrethanë Kosova dhe institucionet e saj të sigurisë, dukë përfshirë edhe FSK'në, nuk paraqesin kërcënim.

Madje, ai ka shtuar se rajoni do të përfitojë nga tranzicioni i FSK'së, pasi që ajo është multi-etnike, profesionale, kredibile dhe me diversitet të madh etnik.

“Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë, Kosova dhe institucionet e saj të sigurisë, përfshirë këtu FSK-në, nuk janë kërcënim. Përkundrazi, ato janë multi-etnike, profesionale, kredibile dhe me diversitet më të madh etnik se popullata të cilës i shërbejnë", ka shkruar Ramadani. 

"Këto institucione janë të trajnuara në standardet më të larta demokratike. Rajoni do të përfitojë nga transicioni i FSK-së. Kosova kontribuon aktivisht në sigurinë rajonale dhe do ta rris kontributin", ka thënë ai. 

"Rusia po përdorë propagandë krejtësisht mashtruese kundër Kosovës, ndërsa Serbisë po i merr qindra miliona euro nga buxheti duke i shitur armatim përmes aferave të mëdha të korrupsionit”, thuhet në fund të shkrimit të Ramadanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...