Besa Gaxherri e konfirmon rrahjen e dy deputetëve

Aktuale

Besa Gaxherri e konfirmon rrahjen e dy deputetëve

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 00:54
Besa Gaxherri

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, dhe ai nga Partia Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, pas emisionit Rubikon, janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.

Lajmin e ka konfirmuar deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, e cila tregoi se ky incident ka ndodhur pas emisionit Rubikon.

Gaxherri ka thënë se ka qenë dëshmitare e këtij incidenti dhe se autori i emisionit, Adriatik Kelmendi është marrë me dy deputetët duke tentuar t'i ndajë.

“Po janë përlesh mes vete. Fatkeqësisht ka ndodhë. Unë kam qenë dëshmitare por nuk e di qysh ja kanë nis vetëm kur i pash, vërtetë eskaloj situata. Adriatiku më shumë u mor me ta”, ka thënë Gaxherri.

Deputeti Krasniqi kishte grushtuar më herët në studion e Klan Kosova edhe deputetin e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat