Zyrtarët komunalë të Medvegjës, kanë marrë urdhër për të mësuar gjuhën shqipe

Aktuale

Zyrtarët komunalë të Medvegjës, kanë marrë urdhër për të mësuar gjuhën shqipe

Nga: Sevdail Hyseni Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 08:21
Komuna e Medvegjës

Sipas portalit informativ Jugpress, nga Leskoci, bëhet e ditur se njëmbëdhjetë persona të punësuar në vetëqeverisjen lokale në Komunën e Medvegjës, kanë marrë urdhër administrativ nga kryeshefja Svetlana Todoroviq, që nga vjeshta e këtij viti, të mësojnë gjuhën shqipe.

Ky vendim, thuhet më tej nga Jugpress-i, është aprovuar që nga viti i kaluar nga kryeshefja Todoroviq, por ka marrë urdhër të zbatohet nga ky vit dhe se sipas saj për këto aktiviteti është planifikuar edhe me buxhetin komunal, që të mësohet gjuha shqipe dhe ajo angleze "sepse Medvegja është një komunë multietnike" dhe tani një nismë e tillë po realizohet, pasi është bërë restaurimi i ndërtesës komunale, ku janë kryere edhe procedurat e prokurimit publik.

Ky lajm ka shkaktuar komente të ndryshme në mesin e banorëve të Medvegjës, duke sjell dyshimin e dominimit të frikës, në procesin e negociatave për Kosovën,  dhe kërkesës së politikanëve shqiptarë që komuna, në të cilën jeton një numër i vogël i anëtarëve të komunitetit shqiptar, t’i bashkohen Kosovës, thuhet më tej në raportin e Portalit Jugpress.

Udhëzime administrative me shkrim për të mësuar shqip, kanë marrë Kryeshefja e Departamentit për Administratë të Përgjithshme Zorica Stankoviq, shefja e Departamentit të Ekonomisë dhe Financave Marina Radenkoviq, Shef i Departamentit të Planifikimit Urban Ivan Kostiq, auditori komunal Vladimir Gikiq, Shef i Kabinetit të kryetarit Nikolla Andrejeviq, koordinatori për Zhvillim Ekonomik Lokal Dejan Simiq etj.

Medvegja, është një komunë e vogël, me rreth 7 mijë banorë, të përkatësive të ndryshme etnike: serbë, shqiptarë, malazezë, maqedonë etj. Deri në vitin 1999, në Medvegjë kanë jetuar rreth pesë mijë banorë, mirëpo për shkak konflikteve të armatosura dhe dhunës sistematike të Beogradit shumica u zhvendosën në Fushë Kosovë dhe Prishtinë, duke ë lëkundur bërthamën kombëtare në favor të komunitetit serb.

Kohëve të fundit, qarkullimi i idesë së Presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, në prag të finalizimit të dialogut në Bruksel, Beogradi, ka filluar të lëshoj pe karshi kërkesave të shqiptarëve për më shumë të drejta, për t’i motivuar ata, që mos të kërkojnë bashkim me Kosovën.

Urdhri administrative për mësimin e gjuhës shqipe nga zyrtarët e Komunës së Medvegjës, në një komunë ku me shumicë jetojnë serbët, është një stimulim i kërkesave të shqiptarëve në Bujanoc e Preshevë, të qeverisur nga shqiptarët, që gjuha standarde shqipe të zbatohet edhe në sektorët republikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat