Memli Krasniqi: Është kurth, PDK nuk merr pjesë në votim të rezolutës së LDK-së

Aktuale

Memli Krasniqi: Është kurth, PDK nuk merr pjesë në votim të rezolutës së LDK-së

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 12:09
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi,  ka konfirmuar se nuk do të jenë pjesë e votimit të rezolutës së LDK-së e cila i mohon të drejtën presidentit të vendit ta udhëheq dialogun me Serbinë si dhe i ndalon presidentit të diskutojë për ndryshime të territorit të Kosovës.

Në fjalën e tij para deputetëve, Memli Krasniqi ka thënë se nuk kanë arritur që të gjejnë harmonizim me shefat e grupeve të tjera parlamentare në lidhje me pikat për ndryshim të rezolutës së propozuar nga opozita,

PDK këtë kërkesë dhe rezolutë e ka quajtur kurth kundër sovranitetit të Kosovës.

”Nuk besoj që ka arsye që të mos votohen pikat që kemi propozuar të futën në atë rezolutë”.

”Shpreh mendimin personal, që është keqardhje pas këtij debati të gjatë arritëm ta përmbyllim këtë diskutim pa ndonjë harmonizim”.

”Shpresojmë tek opozita që të arrijmë një marrëveshje, por fatkeqësisht nuk ka. Përtej debatit ditor, përtej politikës momentale ne nuk po i japim zgjidhje as Kosovës e as qytetarëve”.

”Opozita ankohen pse po shkon Presidenti Thaçi në bisedime. Neve na vjen keq por ne nuk heqim dorë dhe nuk dorëzohemi nga kërkesa dhe insistimi ynë që në ditët në vijim të gjejmë një mundësi për harmonizim në qëndrimet tona”.

”Ne nuk do të marrim pjesë në votim sepse ky kurth absolutisht i padrejtë në të cilin po mendon propozuesi ta fus koalicioni pavarësisht se mund të jetë legjitim ne nuk do të vijmë aty. Ne nuk votojmë kundër sovranitetit të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat