Hykmete Bajrami: Pse duhet të sulmohemi ne?! - Bota Sot
Hykmete Bajrami: Pse duhet të sulmohemi ne?!

Aktuale

Hykmete Bajrami: Pse duhet të sulmohemi ne?!

Nga: N.Sh Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 22:49
Hykmete Bajrami

Deputetja e Kosovës, Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thekson se, opozita i ka vetëm 58 vota, andaj sipas saj, edhe sikur të gjithë të ishin prezent nuk do të mund ta bënin kuorumin e as të votonin Rezolutën në Kuvend.

Ajo pyet pse duhet të sulmohet LDK-ja?

Bajrami thotë se kanë pasur pritje që për Rezolutë të kishin përkrahjen edhe të pozitës, por kjo nuk ndodhi.

Bajrami përmes një postimi në facebook shton se, po të kishin 61 deputetë, apo vota, nuk do të votonin Rezolutë por do të shkonin në zgjedhje.

Ja shkrimi i plotë:

Opozita i ka 58 deputete/vota, edhe sikur te gjithe te ishim prezent, ne prape nuk do te mund ta benim kuorumin, rrjedhimisht as ta votonim Rezoluten.

Pse duhet te sulmohemi ne?!

Meqense Rezoluta ishte ne mbrojtje te territorit dhe sovranitetit te vendit ne kemi pase pritje qe pozita do te na perkrahe.

Te gjithe ta kene te qarte se ne ate moment qe ne i kemi 61 deputete/vota, ne shkojme ne zgjedhje nuk votojme Rezoluta, por derisa jemi ketu ku jemi ne me tere potencialin po mundohemi qe t'i ndalim hovin te keqes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...