Haradinaj: Energjia eklektike, pengesë në Kosovë - Bota Sot
Haradinaj: Energjia eklektike, pengesë në Kosovë

Aktuale

Haradinaj: Energjia eklektike, pengesë në Kosovë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 10:53
Ramush Haradinaj në hapjen e Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kuvend

Edhe Kosova u bashkua shteteve të tjera anembanë botës për të shënuar `Javën Globale e Ndërmarrësisë`, ku u tha se Kosova të bëhet vend i përshtatshëm për ndërmarrësi dhe se kjo javë do t’i shërbejë transformimit të kapitalizmit privat në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj sot morën pjesë në hapjen e Javës Globale të Ndërmarrësisë në kuvend.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se dija dhe inovacioni janë mundësi për ndërmarrësi dhe bashkërisht duhet të punohet që zhvillimi ekonomik të jetë perspektivë për Kosovën.

“Jam shumë i sigurt se më shumë ka të punësuar kosovarë në vendet e diasporës në sektorin privat, se sa që janë të punësuar në sektorin publik në Kosovë”, ka thënë Veseli duke shtuar se kjo javë e ndërmarrësisë do t’i shërbejë transformimit të kapitalizmit privat në Kosovë.

Sipas tij, Kosova ka perspektivë me një infrastrukturë moderne të zhvillimit ekonomik.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova garon me vendet e zhvilluar, me norma ekonomike, mirëpo, ai tha se Kosova ka një hendikep për energji elektrike.

Haradianj ka thënë se ka edhe hendikepe të tjera, por energjia është peng.

“Me dekada na kanë mbajtur peng për projektin energjetik, ndërsa tash është tërhequr për mbështetje në projektin 1.3 miliardë. Problem tjetër është rendi dhe ligji, korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, Uranik Begu nga ICK ka thënë se Kosova të bëhet vend i përshtatshëm për ndërmarrësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...